Nëntori alias “korabi” i familjes moderne: Në Preshevë do të vi kurdo që të më ftoni

“Po me siguri qe e kemi biseduar edhe për Preshevën, por e tëra kjo varet prej rrethanave te skenarit se ku duhet te xhirohet, epizoden e fundit xhiruam ne Ulqin ku permendet edhe Presheva jo pa qellim sigurisht” …tha ndër të tjera në intervistën dhënë agjencisë informativ “Presheva Jonë” aktori Nëntor Fetiu.


Kushtrim MALIQI


Prishtinë,4 shtator / AIK-Presheva Jonë

Nëntor Fetiu është i lindur me 27.06.1976 në Prishtinë është aktor shqiptar, ndër më të njohurit e moshës së tij. Ai arriti pikën e tij më të lartë të karrierës pas perfundimit të luftës kur u angazhua që të luaj rolin e Korabit në serialin më të njohur kosovarë deri në ditet e sotme ” Familja Moderne “. Është i njohur për të qeshurat e tij karakteristike që shumë shpesh i përdor gjatë performimit të rolit të tij në serial. Aktori i njour kosovare Nentor Fetiu, i cili kulminacionin e vet të popullaritetin e arriti në serialin ‘Familja Moderne’ përmes roli të Korabit. Megjithate, shfaqja “Doruntina” eshte punuar ne bashkepunim me Teatrin Oda dhe Blessed Unrest Theater…Perndryshe, rolin e Doruntines, e ka luajtur e fejuara e Nentorit, Njomeza, me te cilin ai ka kohe qe ka bashkejetuar dhe para ca ditësh u martuar.


Presheva Jonë:  z.Fetiu së pari do të na interesonte të dinim se ku dhe me kë jeton Korabi i (kulleri famshëm i Familjes Moderne) ?

Nëntor Fetiu: Korabi jeton ne Familjen Moderne me personazhet qe i keni pa hahaha…ndersa une Nentori jetoj ne Prishtine me Familjen time me Njomzën dhe vajzen tone Heroinën, e cila këtyre ditëve ka mbushur një vit


Presheva Jonë:Jeni pjesë e një kryevepre televizive ,mund të themi më të gjatën në periudhë kohore nëpër mediat shqipëtare,si ndiheni?

Nëntor Fetiu : Po natyrisht fakti qe luaj me nje serial qe 9 vite dhe me nje shikueshmeri te madhe me bene te ndjehem shume mire. Edhe pse tek ne nuk cmohet edhe aq arti,unë jam optimist në përmiresimin e gjendjes dhe rrolit të një aktori në shoqëri.

Presheva Jonë:: Cila është përshtypja të cilën jau jep përvoja e fituar gjatë këtyre 7 a 8 viteve me FM,privilegj apo përgjegjësi për të vazhduar edhe më në këtë nivel?

Nëntor Fetiu : Ka qene pervoje e hatashme per mua, poashtu eshte pergjegjesi e madhe


Presheva Jonë:: Janë emituar seriale të shumta nëpër televizione prej paslufte e deri sot megjithëatë shumë prej tyre nuk i rezistuan dotë dhe konkurrencës,cila është reçeta e suksesit tuaj?

Nëntor Fetiu : Po si te them kjo ndoshta shkon edhe me fat, fati jone ka qene se ne pergjithesi kemi qene profesionist dhe pervec kesaj punen e kemi bere me shume seriozitet, poashtu edhe zhanri I serialit mendoj se ka qene I qelluar per kohen e vet, jan shume factor qe nje serial apo nje projekt e bejne te jete I sukseshem e disa prej tyre jan ato qe i permenda me larte.


Presheva Jonë:: Cili është karakteri i vërtet i Nëntorit të vërtetë,është edhe në jetën e përditshme kuller ?

Nëntor Fetiu :
Eh ketu me shume mund te flasin te tjeret per mua, por nuk mendoj qe jam tip I Korabit, une ne jeten e perditshme mendoj qe dalloj shume nga roli qe e kam dhe ketu eshte e bukura e ketij profesioni qe te luash diqka jashte vetes pra karakterit tend, por eshte edhe diqka qe ne shume raste aktori I jep karakterit qe nderton edhe diqka nga vetje e tij…!


Presheva Jonë:Jeni jashtëzakonishtë të ndjekur ne te gjitha trevat perfshire edhe  Luginën e Preshevës si serial,ju bënë kjo të ndiheni krenarë?

Nëntor Fetiu : Po patjeter qe ndihem krenar kur e di qene shume treva te banuara nga shqipetaret na shiqojne,kur udhetoj jasht Kosoves dhe kur reagojne publiku kur me takojne eshte shume interesante dhe e bukur , me kujtohet ne disa raste kam takuar te rinje nga Presheva te cilet me kan bo me u ndi shume mire dhe e shfrytezoj rastin ta pershendes publikun e respektuar gjithandej…

Presheva Jonë: E dime se seriali “Familja Moderne” deri sot ka bere gjirime neper shume vende te banuara me shqipetare,keni menduar ndonjehere qe nje seri ta zhvilloni ne Presheve?

Nëntor Fetiu : Po mesiguri qe e kemi biseduar por varet prej rrethanave te skenarit se ku duhet te xhirohet, epizoden e fundit xhiruam ne Ulqin ku permendet edhe Presheva jo pa qellim sigurisht……. Por ajo cka kam menduar eshte se une personalisht nuk kam qene ndonjeher ne Presheve me ndonje shfaqje apo program a vizite, ne te vertet nuk e di si qendron puna me jeten kulturore atje ma merr mendja qe jo mire sepse do te kisha rast te ju vizitoja atje, mendoj qe me gjitha pengesat qe jan duhet rinia te marr ndonje iniciative nese nuk ka mundesi shfaqje apo program se paku nje takim me artiste apo ata qe deshirojne rinia, une do te vija me shume qef…

Presheva Jonë:: Cila është porosia e Nëntor Fetiut për rininë e cila mendon pse jo të ndjek hapat tuaj të suksesit?

Nëntor Fetiu : Te jesh aktor-artist nuk eshte e lehte askund e sidomos ne nje vend si I yni ku shume pak cmohet arti dhe kultura, megjithse une jam optimist dhe besoj se do te kaloj edhe kjo kohe, ata qe mendojne te merren me kete pune duhet te jene shume serioz dhe te jene ne gjendje te sakrifikojne… Por shume me pelqen thenja e aktorit te madh Marlon Brando “ ne jete ka gjana shume me interesante dhe me te rendesishme se profesioni”. Edhe pse tek ne nuk cmohet edhe aq arti,unë jam optimist në përmiresimin e gjendjes dhe rrolit të një aktori në shoqëri.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni