NËNTË vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt

Tash e nëntë vjet pas vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit e kushëririt Hasanit, hetimet për këtë vrasje ende kanë mbetur “dosje të hapura”, por të pazbuluara.

Nëntë vjet më parë në një prit të organizuar në hyrje të Pejës një dorë kriminele vrau në pabesi kolonel Tahir Zemajn, birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemaj. Ata që ia kishin frikën t’i dilnin përball kolonelit Tahir Zemaj iu vërsulen pas shpine duke i nxënë pritën në muzgun e mbrëmjes së 4 janarit të vitit 2003. Të gjithë këta korba u vërsulën mbi të, por ai kurrë nuk u frikësua, sepse në anën e tij ishte drejtësia. I dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatit në hyrje të Pejës. Atentati më 4 janar të vitit 2003, ishte një ogur i zi, ngase përveç që ngriu zemrat dhe gjakun e tre burrave të kombit, mori jetën e një koloneli të karrierës së lartë ushtarake, një strategu të luftës, i cili shquhej me të gjitha virtytet që duhet ti ketë një oficer.

U shpëtoi dy atentateve

Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës. I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij. (B.S)


2 Komente

  1. Plaku, January 10, 2012:

    Mira Markoviçi (gruaja e Millosheviqit) kishte pasë intervenuar me e lëshuar nga burgu T. Zemaj dhe Hajdin Sejdiun. Tahiri kishte qenë bosi i drogës për Kosovë. Gjatë luftës së fundit për me e dobësua Ramushin dhe Serbia me e pasë kontrollin në kufirin Kosovë-Shqipëri (për mos me hyjë armatimi nga Shqipëria) e dërgojnë T. Zemaj gjëja në luftë. Me urdhërat dhe konstruksionet e Xhavit Halitit
    hynë në Kosovë. Kur hynë Tahiri në Dukagjin kontakton me kryefshatarët dhe propagandon kundër Ramushit. Kryefshatarët (shpionat) e zgjedhin komandant për Dukagjin. Jepë urdhër që furnizimi me armatim (mos të jetë i centralizuar) të bëhet “fshati armatos fshatin” dhe në fund ju thotë dorëzoni armët te serbt se ua kallin fshatin. E tradhëton Dukagjinin (luftën) dhe hikë. Rruga e largimit ka qenë nga sllavët (Mali i Zi). I lumtë dora (ndjesë pastë) Komantant STRUGA!

  2. Tontana123, July 28, 2012:

    O komandant struga a ta paska qkerdhy  familjen Kolonel zemaj ah  tregom te lutem se kush je se qenke shum i ditur ps tahir zem ne as ni menyr kurr se ka pengu luften e as rasmushin mos shpif o klloshar rrugaq i pa fe

Komentoni