Është një nga figurat më të mëdha të botës,

një femër që me eksperiencën e saj nuk ka lënë
asnjë pa prekur, qoftë edhe shpirtrat më të
“ngurta” të botës. mesazhi i saj është i qartë:
Një jetë pa bamirësi, është pakuptim. Nënë Tereza,
për në shqiptaret, duhet të jetë udhëheqja
në të gjitha aspektet pasi me emrin e saj,
vendi ynë nuk vdes asnjëherë. Profilin e saj
e sjellim në “Albadonna”, si një shembull për
krenari, dhe mbi të gjitha, për të shfrytëzuar
fuqinë e dashurisë dhe humanizmit, që ka
çdokush brenda vetes, aq më tepër, ne femrat.

Anjezë Gonxhe Bojaxhi apo e njohur ndryshe si Nënë Tereza, lindi në Shkup, gjatë Perandorisë Otomane, më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Gonxhja u rrit në një familje të pasur shqiptare katolike. Ishte fëmija i tretë i Kole Bojaxhiut, me origjinë nga Mirdita, dhe e Drane Bojaxhiut, nga
Novosela e Gjakovës. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër, Lazër dhe Age
Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë
dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i morri në një shkollë shqipe në Shkup,
ku po ashtu, kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Prindërit
e saj ishin shumë fetarë. Në moshën dhjetë vjeçe, i vdiq papritur i ati dhe
pas kësaj ajo iu dha, edhe më shumë besimit të saj. Që në moshën 12 vjeçare
vendosi të bëhet murgeshë. Kjo dëshirë e ndoqi pandërprerë dhe në moshën
18 vjeçare, ajo u bë murgeshë ku mori dhe emrin “Tereza”. Më 26 shtator
1928 Nënë Tereza u largua nga Shkupi për në drejtim të Dublinit, në Irlandë.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas
30 vitesh, do të takohej me të vëllain, Lazrin.


Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Para
Luftës së Dytë Botërore, nëna e saj Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe,
në Shqipëri. Nënë Tereza tashmë ishte vendosur në Kalkuta të Indisë, ku fi llimisht
u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë
Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë”
në 1951, për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës,
Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me çmimin
Nobel për Paqe, nga ku e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.
Por asnjë nga çmimet nuk kishte vlerën e çmimit që i dhanë të varfrit, Nënë
Tereza. Por, asaj kohe Shqipëria heshte. Republika Popullore Socialiste e
Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes, jo vetëm për të parë nënën e
saj që jetonte në Tiranë, por as për të marrë pjesë në varrimin e saj.

Shqiptarja trupvogël, një
legjendë e gjallë

Më 12 korrik 1972 merr lajmin e hidhur të vdekjes së nënës në Tiranë,
dhe dëshira e saj e fundit kishte qenë të shihte edhe një herë Gonxhen. Dy
vjet më vonë, i vdes dhe e motra. Këtë vizë, Nënë Terezës nuk ia dhanë
as kur fama e saj kishte marrë dhen, në të katër
anët e botës. Do të vinte viti 1989 që ajo më së fundi të vinte
në Shqipëri dhe të lutej pranë varrit të së ëmës dhe të motrës. Shqiptarja
trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë.
Deri gjatë fillimit të viteve ’90, ajo ishte nënë kujdestare e 7.500
fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213
dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47.000 viktima të lebrës
në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20
shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Por që
nga ajo kohë, këto shifra ndryshuan shumë.
Shtëpinë e Nënë Terezës në Kalkuta e kanë vizituar personalitete
si: mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara
Xhorxh Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të
tjerë. Deri në fund të jetës së saj ajo mbeti ashtu e thjeshtë, e sakrificës, bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta
bëjnë të jetojë përgjithmonë, në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në
zemrat e shqiptarëve.


Nënë T e r e z a d he…
Fjalët e Saj…

Sa më shumë që të kesh, më shumë i okupuar do
të jesh dhe më pak do të japësh. Por, sa më pak të
kesh, më i lirë do të jesh. Varfëria për ne është liri.
Nuk është turp, as pendesë. Është liria me lumturi.
Këtu nuk televizor, as këtë, as atë. Por ne jemi
tepër të lumtur.
Gjërat e vogla janë me të vërtetë pak, por të besosh
në gjëra të vogla, është një gjë e madhe.
Një sakrifi cë që të jetë e vërtetë duhet të kushtojë,
të të dhemb, të zbrazë veten tonë. Fryt i heshtjes
është lutja, fryti i lutjes është besimi, fryti i besimit
është dashuria, fryt i dashurisë është shërbimi,
fryti i shërbimit është paqja.
Në qoftë se ne vërtet duam të dashurojmë, ne
duhet të mësojnë si të falim.
Mos prisni për një udhëheqës, bëjeni vetë, person
me person.
Çdo herë që i buzëqeshni dikujt, keni kryer një
veprim dashurie, një dhuratë për atë person, një
gjë të bukur.
Unë nuk lutem për sukses, unë kërkoj besnikërinë.
Unë dua që ju të shqetësoheni për komshinjtë
tuaj. A i njihni ju komshinjtë tuaj?
Nëse ju nuk mund të ushqeni njëqind njerëz,
atëherë ushqeni vetëm një.
Në këtë jetë, ne nuk mund të bëjmë gjëra të
mëdha. Ne mund të bëjmë vetëm gjëra të vogla,
me dashuri të madhe.
Kjo nuk është madhështia e veprimeve tona, por
sasia e dashurisë që kemi dhënë në këto veprime.
Le të prekim vdekjen, varfërinë, vetminë dhe
të padëshiruarën, me anë të zemërgjerësisë që ne
kemi marrë dhe të mos na vije turp për të bërë punë
40 Nëntor ’09 të ulëta. Vetmia, është varfëria më e tmerrshme…

SHPËRNDAJE