Sapo kemi hyrë në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngado shqiptarët planifikojnë ta presin si duhet këtë ngjarje. Edhe në Montreal, Kanada pritet të zhvillohen aktivitete të mëdha për këtë ngjarje të madhe për gjithë kombin shqiptar.

Nga Ajet NURO

Nga sa kemi mundur të dëgjojmë projektet janë madhështore por ndoshta ato do të njoftohen në kohën e duhur. Por, mund të themi se ky vit do tëfilloj me një ngjarje të madhe, nderimin e bamirëses shqiptare, krenarisë e simbolit të madh të kombit tonë Nënë Terezës.

Kështu, Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal, në bashkëpunim me artistin skulptor Petrit Spahiu, kanë përgatitur një pllakat me portretin e bamirëses shqiptare dhe kjo plakë do të vendoset në një nga vendet më të vizituara fetaro-turistike siç është Oratori Saint-Joseph në Montreal. « Qëllimi, thotë kryetari i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, z. Kujtim Ismaili, – të nderohet Nënë Tereza si bamirëse dhe si shqiptare por ajo do të na shërbej edhe ne shqiptarëve për të forcuar lidhjet reciproke me shtetin, provincën dhe qytetin ku ne jetojmë ».

Kështu, nënë Tereza do të jetë e ekzpozuar në nj¸e nga institucionet fetare më të vizituara por edhe shqiptarët mund të mblidhen aty ku ndodhet një simbol i kombit të tyre. Këtu poshtë po vendosim njoftimin e dërguar nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal dhe nuk na ngelet gjë veç t’i urojmë suksese këtij aktiviteti të rëndësishëm. Ky aktivitet do të pasqyrohet edhe në gazetën e re « Shqiptari i Montrealit » që pritet të dal në funt të janarit 2012.

SHPËRNDAJE