Nadya Suleman u bë e famshme në vitin 2009 pasi lindi 8 binjakë dhe duke marrë parasysh që ka gjithsej 14 fëmijë duhet të fitojë sa më shumë para’ për t’i mbajtur dhe në kohë krize kjo gjë është paksa e vështirë.

Fillimisht nëna nga Kalifornia ka marrë pjesë në një film porno që do të dalë këtë verë (në skena është vetëm, nuk asnjë person tjetër të përfshirë), ndërsa tani ‘TMZ’ bën të ditur se Suleman do të jetë striptiste për dy ditë gjatë muajit korrik në një lokal nate në West Palm Beach, Florida.

“Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Mësova shumë gjëra të reja në lidhje me të kënaqurit e vetes. Për herë të parë në jetën time u ndjeva e bukur dhe seksi” ka theksuar Nadya për Huffington Post, duke folur për filmin.

Këto eksperienca të reja Nadya Suleman filloi t’i merrte parasysh kur në mars të këtij viti u shpreh se nuk kishte të ardhura për të ushqyer familjen e saj të madhe./Indeksonline/

SHPËRNDAJE