Ardhja në jetë e një bebeje në maternitet është ngjarja më e zakonshëme, por lindja e Aurorës e bëri atë të pazakontë. Ajo erdhi në jetë në maternitetin “Koço Glozheni” nga një nënë 15-vjeçare.

Në familjen Kalaja tanimë është kapërcyer diskutimi i pranimit të martesës së parakohshme. Fëmijën askush nuk guxon ta konsiderojë të tillë. Përkundrazi, gjyshërit gjithashtu shumë të rinj në moshë, lindja e mbesës i ka lumturuar shumë.

“Erdhi kjo ditë që u bëmë me mbesë dhe jam shumë shumë i kënaqur. Nuk jam absolutisht i penduar, pavarësisht moshës së re të nuses”, thotë Fatbardhi, gjyshi i saj.

Edhe për gjyshen, Adrianën, “ky fëmijë ishte një bekim. Mbesa më ka rinuar për së dyti. Lashë punën për ta rritur dhe jam shumë e kënaqur që e kam dhe i dedikohem asaj”.

Bebja Aurorë tanimë ka fituar vëmendjen e të gjithëve, edhe të Klajdit xhaxhait të saj 13-vjecar.

Për shumëkënd, prindërimi kaq i hershëm sa në rastin e Gëzimit dhe Enxhit mund të shkaktojë shumë telashe, por për ѯifin 17 dhe 15-vjeçar kjo nuk krijon asnjë pendesë.

“Jemi shumë të lumtur që e sollëm në jetë. Shtatzania nuk ishte e rastësishme, por e dëshiruar”, thonë të dy.

Megjithatë, në një bisedë të gjatë me mjekë, specialist dhe me lidhje direkte me çiftin në emisionin e “Pasdites”, u bisedua rreth shumë anëve të martesave dhe lidhjeve në një moshë të tillë kaq të re.

Të plotë, emisionin e “Pasdites” mund ta ndiqni midis galerive të videove në faqen tonë të internetit.

http://www.youtube.com/watch?v=0aSuC8D6wAI&feature=player_embedded

 

SHPËRNDAJE