Shkëncëtarët kanë gjetur provën më të mirë që nën sipërfaqen e një prej satelitëve të Jupiterit shtrihen sipërfaqe të mëdha me ujë, lajmëroi ditën e mërkurë një revistë shkencore.

Hëna e quajtur Europa ka ngjallur gjithmonë interesim shkencor, pasi është e mbulluar nga një sipërfaqe akulli disa kilometra të trashë. Megjithatë, në fotografimet e fundit të bëra mbi hënën janë zbuluar disa vija të formuara në akull, që duket se është avull që del në sipërfaqe, si rrjedhojë e ngrohjes së brendshme të trupit qiellor.

Zbulimi i bërë nga fotografimi nga sateliti e shndërron Europën në trupin kryesor qiellor të dyshuar për ekzistencën e jetës brenda sistemit tonë diellor, pasi uji është elementi kyç për ekzistencën e saj.

Nga modelet e forcave magnetike dhe imazhet e sipërfaqes, shkencëtarët kanë dyshuar prej koëhsh se në brendësinë e hënës së Jupiterit, nën 10-30 kilometra akull, mund të ndodhet një oqean gjigant, i cili nga ana e tij duhet të jetë 160 kilometra i thellë.

SHPËRNDAJE