Shkruan: Nehat Hyseni

Pas bllokadës agresive të “njeriut të mirë” të Serbisë, siç e quan Presidenti Aleksandar Vuçiq kryetarin e APN-së, Shqiprim Arifin, më 25 prill 2017 në një konferencë për media në Leskovc, dhe të PDSH-së së Ragmi Mustafës, dmth autorit të “Zahvallnicës” (Mirënjohjes) ndaj Vuçiqit “për kontributin e tij ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës”.

Vetëm pesë ditë pas gjuajtjes me gurë të Vuçiqit nga familjarët e viktimave të myslimanëve me rastin e 20 vjetorit të masakrës dhe gjenocidit më të madh pas Luftës së Dytë Botërore, të cilën ky zotëri “patriot” shqipfolës ia dhuroi atij, për ta rehabilituar atë para botës demokratike për gjenocidin serb ndaj popullatës së pambrojtur civile të muslimanëve në Srebrenicë.

Kjo njollë dhe ky turp dhe krim i madh e makabër që ia bëri Z.Mustafa shqiptarve të Luginës dhe mbarë kombit shqiptar në Ballkan e gjithandej nëpër botë, gjithësesi duhet shfuqizuar nga qeverisja e ardhëshme lokale e komunës së Preshevës, në krye me zonjën Ardita Sinani dhe ta shpëtoj nderin dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarve dhe orientimin e tyre demokratik e civilizues, që me shekuj ka kultivuar vlera të mirëfillëta humane e progresive.

Si dy hijena të pangopëshme për pasuri të pistë e për faqe të zezë, Arifi dhe Mustafa nxitën rrëmujë e konflikte në seancat e Kuvendit të Komunës së Preshevës, duke sharë e duke fyer dhe duke shkaktuar tollovi e rrëmujë, që realisht paraqiste rrezik për pasoja të rrezikëshme dhe për gjakëderdhje midis asambleistëve komunalë.

Qeveria e Serbisë, më 14 shtator suprimoi Kuvendin Komunal të Preshevës dhe shkarkoi me dekret kryetaren legjitime të Komunës së Preshevës, zonjën Ardita Sinani dhe emëroi Shqiprim Arifin, si kryeagjent i agjenturës serbe, APN-së, dmth filialës së SNS-it në krye të Masave të dhunëshme në Preshevë.

Kështu filloi katrahura e vërtetë ndaj institucioneve demokratike të pushtetit lokal në komunën e Preshevës dhe vendosja e regjimit arbitrar e diktatorial nga Qeveria e Serbisë, i ngjajshëm me atë të regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit pas suprimimit të Kuvendit të KSA të Kosovës, më 5 korrik 1990.

Asokohe, si punëtor i Kuvendit të Kosovës, i kam përjetuar drejtpërsëdrejti ato procese ogurzeza anticivilizuese dhe antishqiptare dhe, fatkeqësisht, kam qenë dëshmitar i gjallë i tyre.

Rrahman Morina, si kryetradhëtar antishqiptar, faqezi dhe i pashpirt, u shndërrua në vegël dhe instrument ekzekutues të poltikës gjenocidale të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, derisa përjetoi “sulm në zemër” dhe u vra mizorisht nga regjimi antishqiptar të cilit i shërbeu me idiotësi dhe më në fund përfundoi si “limon i shtrydhur”, i pa dinjitet e i pavlerë, në plehërat e historisë.

Asokohe, Rrahman Morina dhe tradhëtarët e tjerë antishqiptar deklaronin se shqiptarët nuk po i kuptojnë përpjekjet e regjimit serb “për të mirën e tyre”.

Prandaj, meqë nuk i kuptonte ndjenjat e mirëfillta kombëtare e patriotike të shqiptarve, Rrahman Morina pati deklaruar se është “një dreq i madh” tek shqiptarët, që po i nxitë kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe po krijon protesta e demostrata, sipas tij tij “të paarsyeshme dhe të panevojëshme”.

Paradoksalisht, 27 vjet pas atyre ngjarjeve makabre, historia e tillë e trishtë anticivilizuese e antikombëtare po na përsëritet tani në Luginë, e sidomos në komunën e Preshevës, me Shqiprim Arifin dhe partinë e tij, APN-në, si filialë e SNS-it të Presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

Ashtu si Rrahman Morina asokohe, edhe Shqiprim Arifi tani po “çuditet” se si shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po e kuptojnë, se “Plani Aksional për kolonizimin e Serbisë është për të mirën e shqiptarve”, dhe se sipas tij me këtë Plan për serbizimin e Preshevës “ruhet substanca kombëtare e shqiptarve në komunën e Preshevës”(sic!!!)!

Prandaj, Arifi si “yll” i mediave serbe të Beogradit, deklaron se për gjendjen diskriminuese të shqiptarve në Luginë të Preshevës “janë fajtor vet shqiptarët”, meqë nuk janë qytetarë lojalë ndaj Serbisë “?!

Në portalin www.preshevaal që dyshohet se është pronë e tij, Shqiprim Arifi ankohet se partitë politike të shqiptarve në Preshevë e akuzojnë atë “sepse ka deklaruar që kryeqendra e shqiptarëve në jug të Serbisë është Beogradi,dhe që ne duhet të tregojmë lojalitet ndaj Serbisë”.

Pastaj, Shqiprim Arifi vazhdon të na sqaroj se “pa qenë qytetarë lojalë ndaj Serbisë ne nuk mund të zhvillohemi e as të mbijetojmë, amerikanët shkërdhata na kanë bërë me dije që bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë nuk ka, edhe qeveria shqiptare ajo e mëparshme e Sali Berishës dhe kjo e Ramës na kanë bërë me dije që kryeqendra e juaj nuk është Tirana por Beogradi, edhe Prishtina na ka bërë me dije që kryeqendra e juaj është Beogradi e jo Prishtina, na kanë bërë me dije që ne duhet të jemi lojal ndaj shtetit serb me kusht që ata të na ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në jug të Serbisë”?!

Kërkoj falje ndaj juve lexues të nderuar për fjalorin e pistë dhe për histerinë antishqiptare e antiamerikane të këtij përbindëshi dhe monstrumi antishqiptar.

Ju siguroj të gjithë juve, lexues të nderuar, kudo që ndodheni, se të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, madje edhe ata të cilët akoma janë të hipnotizuar dhe të droguar me mashtrimet makabre të kryetarit të dhunshëm “nga zarfi” i Qeverisë së Serbisë, shqipfolësit Shqiprim Arifi, se ndjehemi të fyer dhe skajshmërisht të indinjuar ndaj sharjeve primitive dhe fyerjeve ndaj popullit Amerikan, që Kosovës së bashku me luftëtarët e lirisë, ia sollën lirinë dhe pavarësinë, kurse SHBA-të janë dhe do të mbeten mik dhe partnerë strategjik i përjetshëm i të gjithë shqiptarve, kudo që janë.

Unë personalisht, si zëdhënës i Referendumit dhe si koordinator i Grupit EEE të CHF-USAID-it, në periudhën 2002-2008, posaçërisht ndjehem i fyer nga këto deklarsta poshtëruese e fyese antiamerikane të Shqiprim Arifit dhe dëshiroj ta falemnderoj publikisht qeverinë dhe taksapaguesit e popullin Amerikan për ndihmën e pakursyer, shumë të rëndësishme dhe të madhe ekonomike, politike e morale dhe për investimet e shumëta dhe tejet të rëndësishme të tyre ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës.

Gjithashtu, dua t’i kërkoj falje publike qeverisë dhe Ambasadës së SHBA-ve për këto fyerje shizofrenike antiamerikane të këtij lideri të papërgjegjshëm, vehabistit dhe ekstremistit islamik, Shqiprim Arifit.

“Ndaj Beogradit është lojale e tërë Kosova e cila furnizohet me artikuj ushqimor nga Serbia,bile edhe politikanët atje kanë pasaporta serbe dhe qytetarët e Kosovës pajisen akoma me pasaporta serbe dhe këndej sulmohet Shqiprim Arifi i cili ka lindur në Manheim të Gjermanisë, i cili ka ardhur për ta zhvilluar vendlindjen popullin dhe atdheun e tij”, deklarohet në  këtë artikull.

Gjithçka që mund të thuhet në fund, është se vërtetë mbetemi të hutuar dhe pa fjalë e “pa koment”, si dhe të bindur se, mjerisht, “një dreq i madh” vërtetë është duke ndodhur aktualisht në Luginë dhe në politikbërjen preshevare!

SHPËRNDAJE