Ish-komandanti i UÇPMB-se, z. Shefqet Hasani i cli i pari ja ktheu grykeun armikun ne Dobrosin ne 15 nentor 1999, si zakonisht ishte i pranishëm dhe me disa fjalë i përshëndeti familjet e dëshmorëve si dhe gjithë të pranishmit. Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët. Ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefqet Hasani, kishte sjellur një tufë lulesh të freskëta duke rikujtuar të pranishmit, se dëshmorët do të jenë lule të përjetshme. Ai u përkul para dëshmorëve.

 

Komandantët i UÇPMB -së kujtojnë se si u krijua ushtria shqiptare ne Luginën e Preshevës. Komandant Hasani mesezh Preshevës: Mos shkelni mbi gjakun e dëshmoreve se historia, fëmijet e juaj ju pshtyjnë!

18 vite më parë, pikërisht në 26 janar të dimrit 2000, në Dobrosinin heroik, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës shkrepën pushkën e parë dhe dolën në skenë publikisht. Ish-komandanti i UÇPMB-së (“Poeti”) ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, se dita e 26 janarit kur UÇPMB ka dalë publikisht dhe zyrtarisht si ushtri e Kosovës Lindore, por nëse flasim për pushkën e parë kundër serbit ajo ka ndodhur më 15 nëntor të vitit 1999-të. Për këtë kanë shkruar edhe agjencitë, mediat botërore”.

Prandaj edhe en ektre akdemi jubilare te UCPMB-sèe komandant Shekfekjt Hasani  dha ket mesazh drejtuarf liderve te Preshevës: Punoni për popull. Mos shkelni mbi gjakun e dëshmoreve se historia, fëmijet e juaj ju pshtyjnë! Kurse juve shkie ne Boegrad mos na burgosni, mos na vritni , mos na provokoni se pushka s’ ka dal fare !

“Të flasësh për atë kohë, na duhen shumë gjëra për të thënë, por ajo pushkë që ka krisur në Dobrosin, ishte pushkë jo për karrige në pushtet, por për çlirim të këtyre trojeve Dardane. Para 13 vitesh fshati im u rrethua nga paramilitarë, terroristë e çetnikë serbë. Diku aty kah ora 13.15 minuta e 15 nëntorit ushtonte fshati nga artileria e tyre e rëndë dhe disa fëmijë të fshatit më lajmëruan se po vijnë shkiet me na vra. Në atë kohë shumë burra kishin shkuar në Pazar, kurse kishin mbetur shumë pleq e fëmijë. Unë me dy shokët e mi të nderuar, Feratin dhe Vehbiun përcollëm këtë situatë. S’munda të duroj kur pashë fëmijët e gratë tona duke qarë e vajtuar, “ooo… mule bre se shkiet na ranë”. Vendosa ta kris pushkën, se nuk e durova më kështu. Me të krisur pushka ime, iu bashkuan menjëherë edhe shumë pushkë tjera nga Kosova, luftëtarë trima të trevave të ndryshme, që ishin të gatshëm edhe ata edhe më herët, por kishin pritur kush do t’ia nisë luftën i pari..”, thotë komandanti i UCPMB-së Shefket Hasani.

Pas krisjes së pushkës së parë në Kosovën Lindore dhe pas vrasje së vëllezërve Saqipi, para 17 vitesh me 26 janar, pikërisht sot, të vitit 2000 dolën publikisht forcat e UCPMB-së, ku bashkë me patriotin Ridvan Qazimin alias komandant “LLeshin”, i vrarë në rrethana ende të panjohura, pastaj komandantin e përgjithshëm Shefket Musliun, ish-drejtorin politik të UCPMB-së Jonuz Musliun dhe të bashkuar avancuan lirinë dhe proceset demokratike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nga e cila luftë, kacafytje kishte të vrarë nga dy palët, për ne dihet publikisht se në anët tona ishin 27 heronj, dëshmorë, kurse nga pala serbe kishte disa herë më shumë, por ata si zakonisht kur nuk dalin me informacione, sepse në ushtrinë e tyre, sidomos në vijën e parë kishte ose serbë ose mercenarë rusë apo sllavë ortodoksë të tjerë”, mbyll kujtimet ish-komandanti.

Image

Për çdo vjet me radhë, konkretisht më 14 maj, organizohet në Zvicër Akademi Përkujtimore, kushtuar 28 dëshmorëve të UÇPMB-së. Ky është një tubim i madh dhe i vetmi në diasporë, që kujtohen dëshmorët që ranë në luftën për liri për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku mblidhen bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare që janë në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Ashtu sikurse ishte pritur, data 14 maj e ditës së diel, ishte ditë e madhe kujtimi për dëshmorët e rënë për liri, që luftuan një regjim që e dënoi e gjithë bota demokratike. Skena si zakonisht e kësaj Akademie, ishte e mbuluar kuq e zinjë, aty ishte flamuri kombëtarë kuq e zinj, pastaj ai i Kosovës dhe në mes flamuri i shtetit mikë të kombit tonë Zvicrës. Ishte shumë emocionuese për të gjithë të pranishmit, se në skenë vazhdimisht rrinin fotografitë e dëshmorëve.

Komandant Hasani meszh Preshevës: Mos shkelni mbi gjakun e deshmoreve se historia, fëmijet e juaj ju nemin!

Thuajse të gjithë mysafirëve, iu dha edhe fjala përshëndetëse ku falënderuan organizatorët, përshëndetën familjet e dëshmorëve dhe thanë fjalët më të mira të mundshme për dëshmorët e rënë për të mirën e atdheut. Falënderimet i përcollën të gjithë atyreve, që në vite kanë dhënë kontribut dhe po japin, që Akademia të mos ndalet. U përmend edhe kontributi i agjencise se lajmeve kombëtare “Presheva Jonë” , “Bota sot” dhe media të tjera lokale

Shoqatat Humanitare nga Lugina e Preshevës, ajo e “Medvegjës“, “Lugina e Preshevës”, Shoqata Kulturore „Jehona“, Shoqata Humanitare „Agimi“,  Shoqata Humanitare „Hafëz Xhaferi“, të ndihmuar nga disa intelektualë të tjerë e patën primatin kryesor për këtë organizim. Akademia e dëshmorëve të UÇPMB-së, edhe sivjet kaloi shkëlqyeshëm. Të pranishëm ishin mbi 100 bashkatdhetarë e normal Këshilli Organizativ, priti të vijnë edhe më shumë, megjithatë, më e rëndësishmja, familjarët e dëshmorëve falënderuan të gjithë ata që po punojnë vullnetarisht për hirë të dëshmorëve.  Ishte një program i bukur e modest me këngë kushtuar dëshmorëve, pastaj Luginës së Preshevës, Shqipërisë e gjitha trojeve etnike.

Image

Në fund z.Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së, njëherit xhaxhai i dëshmorit, Mitat Musliu, ndau dy mirënjohje, pronarit të restorantit Bolero, z.Metush si dhe dy vëllezërve Kuqi. Këshilli organizativ u zotua, edhe pse me shumë vështirësi po mbahet kjo Akademi, nuk e kanë ndërmend të ndalen, sepse kanë përkrahjen e familjeve të dëshmorëve dhe shumë veprimtarëve të tjerë, njëherit falënderuan të gjithë të pranishmit për prezencë dhe përkrahje, duke shpresuar, që vitin 2018, do të jetë edhe më mirë dhe me më shumë të pranishëm. Lavdi dëshmorëve, i përjetshëm kujtimi! Bota Sot & Presheva Jonë

SHPËRNDAJE