Ibrahim Rugova, emblemë e një lëvizje të gjerë politike shqiptare

 

Në akademi, ku merrte pjesë edhe kryetari degës së LDK-së në Klinë z. Fadil Gashi si dhe një delegacion nga kryesia e degës së LDK-së në Gjermani e udhëhequr nga kryetari z. Qazim Bajgoraliu, një fjalë rastit, Vëllau i Ministritt ë parë të mbrojtjës Ahmet Krasniqi, z. Bexhet Krasniqi, Vëllau i dëshmorit Nexhat Fanaj z. Përparim Fanaj dhe shumë veprimtarë të cilët nderuan me pjesmarrjen e tyre këtë tubim përkujtimor.

Haki Latifi, kryetar i LDK-së në Zvicër,theksoi se kryetari ynë gati sa herë që nisej drejtë kancelarive të botës ndalej në Zvicër, ku gëzonte simpatinë edhe të vetë opinionit zviceran.

 

Dega e LDK-së në Zvicër të shtunën , më 21 janar në qytetin Sursee/LU organizoi një tubim përkujtimor kushtuar pesë vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidenti Dr. Ibrahim Rugova.

Tubimi i cili filloi me Himnin shtetëror dhe Himnin Dardan , e shpalli të hapur Zeqir Gjukaj, veprimtar i kësaj dege , i cili përshëndeti mysafirët e pranishëm :

kryetari degës së LDK-së në Klinë z. Fadil Gashi si dhe një delegacion nga kryesia e degës së LDK-së në Gjermani e udhëhequr nga kryetari z. Qazim Bajgoraliu,  Vëllau i Ministritt ë parë të mbrojtjës Ahmet Krasniqi, z. Bexhet Krasniqi, Vëllau i dëshmorit Nexhat Fanaj z. Përparim Fanaj, anëtarët

e kryesisë së PSHDK-së dhe të kryesisë së LDD-së etj.

 

Në këtë tubim një fjalë rasti kushtuar jetës dhe veprës së ish-presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës e

mbajti Haki Latifi, kryetar i degës së LDK-së në Zvicër, i cili theksoi :

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Degës, kryetar dhe udhëheqës të të gjitha niveleve të organizmit të  degës së LDK-së, dhe Ju anëtarësi e gjerë e simpatizues,

Të nderuar mysafirë dhe pjesëmarrës të tjerë të këtij tubimi madheshtor,                                                   

Të nderuar Zonja dhe zotrinjë,

Kam nderin dhe krenarinë sot, të hap këtë tubim përkujtimor , njëherit e ndiejmë obligim moral e njerëzor qe t’iu falenderojmë për pjesmarrjen tuaj në këtë tubim përkujtimorë, që së bashku t’a shenojmë pervjetorin e gjashtë te shuarjës fizike të – Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. E them të shuarjes fizike, ngase emri i tij përherë do të mbetët i ngulitur thellë në ndërgjegjen e shqiptarëve, si një ndër emblemat më të kompletuara të kauzës sonë kombëtare. Qe nga rinia e tij e hershme, cilësit e tij, premtojnë, ngase ai busullën e fatit tonë, e kishte orientuar kah fanari i dijës, që quhet shkolla, e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë,  për njeriun, për burrështetasin historik të shqiptarëve, të Kosovës në veçanti, për njeriun i cili gjithë potencialin e tij njerëzor e krijues ia përkushtoi Kosovës e çështjes shqiptare, pavarësisë e demokracisë së Kosovës dhe shtetësisë e sovranitetit të saj. Përkujtimi për Presidentin Dr.Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë gjashtë vite më pas duke rikujtuar çastet e dhembjes së gjashtë vite më parë, por aspak pa e zbehur respektin, dashurinë dhe krenarinë për të.                                                                                                                                                                                  21 janari 2006 ishte goditje e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Na la kur na duhej më shumti për t’i dalë në krye procesit të gjatë e të mundimshëm historik për pavarësimin e Kosovës-për njohjen ndërkombëtare të saj, sepse siç e kishte zakon të thoshte Presidenti ynë “Kosova është de fakto e pavarur nga qershori i vitit 1999”. Dr. Rugova ishte dijetari, studiuesi dhe letrari, duke na lënë një trashëgimi në themelet e dijes sonë. Dr. Ibrahim Rugova nga dijetari u bë udhëheqës i rezistencës së popullit shqiptar të Kosovës. Me organizimin e pashembullt që krijoi Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me I. Rugovën, si Lidhja e Prizrenit, për të cilën ai ushqente dashuri të pa shoqe- të ndërtonte, tani me sukses bazat e shtetit të ri, ndërsa rezistonte okupimin serb.                                                                                                                                                                                            Vdekja e hershme e Presidentit Rugova ishte goditja më e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës, në kohën kur më së shumti i duhej atij për t’i dalë në krye procesit të gjatë e të mundimshëm historik për pavarësinë e Kosovës. E tërë madhështia e tij prej luftëtari të pashoq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokrati të kalibrit botëror dhe sendertuesi të synimeve të popullit shqiptar,u vlerësua realisht dhe lart me pjesëmarrjen e dhjetëra burrështetasve e përfaqësuesve diplomatikë nga të gjitha anët e botës që erdhën në Prishtinë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.Thuhet se njerëzit e mëdhenj nuk janë rastësi në këtë botë. Si duket ata me kohë krijohen për të qenë të mëdhenj. Pajisen ata me tipare për të qenë të mëdhenj.
Shkurt thënë ata zgjedhën nga diçka e fuqishme për tu bërë të tillë. Ata janë të zgjedhur të perëndisë.Dr. Ibrahim Rugova ishte i tillë. Pastaj me sjelljet, punën, veprimet, kontributin e tyre bëhen për tu zgjedhur edhe nga ata që i rrethojnë.
Në rrethanat çfarë ishim si komb Dr. Ibrahim Rugova u paraqit në skenën politike Kosovare ne momentin më të pikrishëm.
Atëherë kur ai ishte më se i pjekur në aspektin burrëror dhe intelektual. Në këtë gjendje ai nuk mund të ishte i rrëmbyeshëm. Guximin e pati të lindur e po ashtu edhe durimin gjerë sa të jetë arsyeja.
Ai ishte njeri i shtigjeve të gjata. Zaten për këtë ishte edhe i përgatitur me kohë, sepse sigurisht e ka ditur se i tillë duhet të ishte si udhëheqës i një populli të pamiq siç ishim ne.
Shqiptarët historikisht kanë luftuar gjithmonë por fatkeqësisht pa përkrahje dhe shumë herë të rreshtuar gabimisht. Të luftosh për çlirim të vendit tendë e të copëtohet ai nga të tjerët është e pakuptimtë.
Fishta do të thoshte “Mjaft luftove për të tjerët o fatkeq”
Kjo i ka ndodhur këtij populli në të kaluarën. Kjo për arsye se përpjekjet për çlirim kanë qenë të mbuluara me propagandë të paparë antishqiptare duke na quajtur rebel apo bandit. Ibrahim Rugova vjen në historinë tonë kombëtare si një gjeni i vizionit kombëtar. Në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, Rugova i vetëm shpalli para kombit, Evropës dhe botës vizionin për Kosovën e pavarur. Këtë vizion, në atë kohë i papritur, Presidenti Rugova e hartoi dhe formësoi, duke lexuar dhe kuptuar më mirë se çdokush tjetër shpirtin e shqiptarëve të Kosovës.
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova e zhveshi deri në lakuriqësi politiken e kamotshme serbe kundër-shqiptare e cila ishte çimentuar në qendrat botërore të vendosjes. Sot, në këtë hark kohor, që mund të duket i shkurtër, e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmen, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë, njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit, njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve – lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njeriu që për dekada, breza, e shekuj do të kujtohet si Presidenti Historik i Kosovës.

FUQIZIMI I REZISTENCËS SË PËRGJITHSHME QYTETARE NDAJ OKUPIMIT TË EGËR SERBË

Tani Ai iku në përjetësi. Mbeti PRESIDENTI I PARË i Kosovës së lirë.
Ishte artikulues i denjë i kërkesave për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, në ç`mënyrë e ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti. Kosova pati fatin, që në fillim të viteve ’90 ta, të futet në politikë nga bota e dijes dhe ideve të Ibrahim Rugovës, i cili me vizionin dhe filozofinë e tij të fuqishme, u bë lideri i lëvizjes më të madhe të shqiptarëve për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Rugova nuk ishte vetëm një vizionar i madh. Ai ishte një gjeni i kurajos njerëzore. Për vite e vite, në Ballkanin e luftërave dhe konflikteve, një duel ishte i pandërprerë. Një duel zhvillohej çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit.                                                                                                                                                       Presidenti Rugova u shkëput nga jeta e një intelektuali të shquar për të marrë nën udhëheqje popullin e Kosovës në rrugën drejt shtetit të lirë e të pavarur.
Filozofia e urtë dhe origjinale e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, krijoi një lëvizje, krijoi një organizim që ishte shteti ynë demokratik nën një shtet të egër e diktatorial që krijoi të gjitha strukturat e mvetësishme që funksiononin në të gjitha fushat e jetës. Dr. Ibrahim Rugova meriton vlerësim të veçantë për aftësinë e tij për të krijuar shumë miq të Kosovës e të pavarësisë së saj, në të katër anët e botës, andaj edhe nga bota e amshimit, presidenti  Rugova mund të quhet engjëll mbrojtës i Kosovës.Presidenti  Rugova ishte burrë i madh i të gjitha kohërave për shqiptarët, ishte lidhja e dy shekujve për së gjalli. Shekulli që nisi luftën për Lirinë e Kosovës dhe shekullin që ndërtoi Lirinë dhe Demokracinë e Kosovës, ishte vizionari i pavarësisë së Kosovës, e tërë filozofia politike e Dr. Rugovës ishte e ndërtuar në ruajtjen e qenies shqiptare në Kosovë që me vizionin e tij largpamës, me këmbëngulje, me guxim dhe me trimëri bëri që Kosova të jetë emër i njohur në institucionet më të larta ndërkombëtare. Me vizionin e tij arriti që të jetë njeriu më i dashur për shqiptarët dhe personaliteti me i adhuruar edhe për popujt tjerë të Evropës dhe të botës. Ai me vizionin e tij politik që i buronte nga thellësia e dijës së mirëfilltë, e guximit qytetar u shndërrua në emblemë të lëvizjes politike të shqiptarëve. Presidenti Rugova, shpeshë herë thoshte: “Ne deshëm t’i afrohemi Perëndimit dhe nuk u mbyllëm në histori”. Kështu, lëvizja politike për liri dhe pavarësi, nën drejtimin e Presidentit Rugova, u shndërrua në model të pakapërcyeshëm dhe unikat për filozofinë e veprimit politik bashkëkohës. Duhet veçuar dy karakteristika të politikës së Presidentit Rugova, si dy rrafshet më të rëndësishme, një, fuqizimin e rezistencës së përgjithshme qytetare  ndaj okupimit të egër të Kosovës, dhe dy,  këmbëngulësinë për internacionalizimin e fuqishëm të çështjes së Kosovës.                                          Presidenti Rugova ia hapi derën paqës, si kundërpeshë për terrorin afër qindvjeçar kundër shqiptarëve të Kosovës, duke bërë pokështu që lëvizja e përgjithshme e rezistencës të identifikohet si lëvizje e modelit sui generis në Evropë. Ai më së miri artikuloi qëndrimin politik të shqiptarëve dhe të popullit të Kosovës për liri dhe demokraci, në kërkesë dhe këmbëngulësi kreative për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.  Presidenti Rugova duke bërë organizimin sistematik e të qëndrueshëm, me mekanizmin institucional e të votës demokratike, ndërtoi struktura të qëndrueshme të Republikës së Kosovës, që ishin dhe mbetën pjesë e veçuar e rezistencës së organizuar kundër okupimit dhe se Ai rëndësi të veçantë i kushtoi edhe planit diplomatik. Për ta shpëtuar Kosovën në këto vite të vështira kërcënimi që i bëhej me zhbërje të qenies së saj, thirrjet e tij ishin të vazhdueshme edhe për një intervenim të pashmangshëm ushtarak të NATO-s, madje edhe për prani të saj në planin afatgjatë, i cili do të pasohej nga një periudhë kalimtare e administrimit ndërkombëtar. “Një periudhë kalimtare është e nevojshme”, thoshte ai, “duke shtuar pokështu një demilitarizim të Kosovës dhe një protektorat ndërkombëtar”. Kërkesat parimore të Presidentit Rugova, që kërkonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. “Një Kosovë e pavarur, demokratike e paqësore, e integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në miqësi permanente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është vullnet politik i popullit të Kosovës”. Dr. Rugova mbërriti më fort se çdokush tjetër, që t’i dëshmojë botës se Kosova është Evropë gjeografikisht, historikisht e kulturalisht dhe se do të bëhet Evropë edhe politikisht duke u integruar, ndërsa nëpërmjet kësaj filozofie politike, Presidenti Rugova krijoi shumë miq të Kosovës e të pavarësisë në të katër anët e botës. Shumë nga këto ide tashmë janë realizuar ose janë duke u realizuar. Shuarja e jetës së Presidentit Rugova më 21 janar 2006, gjithmonë do të mbetet ditë e përkujtimit më të dhembshëm, e cila u shpreh gjashtë vite më parë nga qindra mijëra njerëz në acar, që kishin ardhur në Prishtinë, se dëshmuan se ai nuk ishte më vetëm President i Kosovës, “por mbi të gjitha, udhëheqësi shpirtëror e historik i një populli”. Prandaj, edhe nga bota e amshimit, Presidenti Rugova është sot engjëlli mbrojtës i Kosovës, “Kosova po pret që shpejtë ta gëzojë edhe Kulmin e Shtëpisë –pavarësinë”, thoshte Ai, fjalën më kumbuese e më të dashur shqiptare e thoshte me bindje Presidenti Rugova. Dr. Ibrahim Rugova vdiq afër sendërtimit të shpalljës së Kosovës shtet të pavarur dhe pasi që kishte nisur ndërmarja ndërkombëtare e zgjidhjës së statusit të Kosovës të prirë nga Presidenti Ahtisari në të cilën nuk linte për dyshim se cili do të jetë rezultati përfundimtar i saj. Ç’është e vërteta, Ibrahim Rugova nuk ishte një lider i moderuar, siç cilësohej publikisht nga qarqe të shumta, por ishte një ekstremist tipik dhe një luftëtar karakteristik i çështjes kombëtare, konform rrethanave historike-politike, që në fund të shekullit të kaluar dhe në filllim të shekullit në vijim, ndërronin me një dinamizëm shumë të përshpejtuar.Dr. Rugova e kishte udhëhequr ekipin negociator të Kosovës në takimin e parë me Presidentin Ahtisari në nëntorin e 2005 në Rezidencën e tij. Presidenti Rugova, arriti pothuaj ta shihte lindjën e shtetit të Kosovës, para se të largohej nga skena politike dhe historike e vendit, në janarin e vitit 2006. Ndërsa vetë mënyra se si u organizua funerali i tij, se populli shprehu respektin për të, u bë tjetër dëshmi se kosovarët e meritojnë pavarësinë.

 

SFIDA E VËSHTIRË, POR JO E PAMUNDUR DREJT NDËRTIMIT TË SHTETIT MË TË RI NË BOTË

Rruga e mundimshme drejt të vërtetës historike përfundoi më 17 Shkurt të vitit  2008. Sfida e vështirë, por jo e pamundur drejt ndërtimit të shtetit më të ri në botë filloi po më 17 Shkurt 2008 , proces ky që u udhëhoq në kohët më të vështira nga Presidenti Rugova, busullë orientimi themeltar ka idenë dhe përkushtimin e tij. Presidenti Rugova qe dhe mbetet përjetësisht simbol i paqes dhe i pavarësisë së Kosovës, njeri i pakontestueshëm si vizionar politik dhe burrështetas i veçantë, të cilin e shquan një filozofi e veçantë politike, një guxim, urtësi dhe konsistencë e pashembullt per realizimin e vizionit që kishte.Dr.Ibrahim Rugova ka qenë forcë bashkuese dhe moderuese si dhe forcë unifikuese për Kosovën. Që nga fillimi i rezistencës së tij kundër regjimit të Millosheviçit e deri në vdekje ai ishte luftëtar i madh i lirisë dhe i përparimit për popullin e Kosovës. Presidenti Rugova, pas ndërhyrjes së NATO-s, më 1999, dhe ardhjes së misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë, luajti rolin parësor në krijimin dhe zhvillimin e institucioneve të Vetëqeverijes të cilat sot i ka Kosova. Ai, në të njëjëtën kohë ishte forcë e paqës dhe forcë e ndryshimit. Presidenti Rugova edhe si kryesues i Ekipit të Unitetit të Kosvës, ishte forca kryesore bashkuese e partive politike nganjëhërë të ndara në krijimin dhe paraqitjen e qëndrimeve të popullit të saj në procesin që do ta përcaktojë të ardhmen e popullit të Kosovës.

Bashkëpunimi i degës së LDK-së në Zvicër me Kryetarin Rugova ishte i natyrshëm në të cilën sa herë udhëtonte në takimet e tij zyrtare për të informuar kancelaritë e botë për nevojën e ngutshme të zgjidhjës së çështjës së Kosovës, Ai u kthente dhe e vizitonte degën e LDK-së në Zvicër . Ishte një nder i veçant për degën e LDK- së në Zvicër takimet që zhvillonte me të, ishte shtëpia e dytë e Tij pas asaj në Prishtinë. Mënyra e veprimit të sajë  e bërë sipas udhëzimeve të kryetarit Rugova hasi në simpati dhe përkrahje te opinjonit zviceran. Kryetari Rugova kësaj Dege ia pat dhenë kartën e bardhë për çdo punë që kjo e bënte! Kjo ishte mënyra e hapjes së mundësive të veprimit  e cila bënte pjesë në  doktrinën  e  dr. Rugovës, doktrinë e cila i angazhonte te gjitha energjitë pozitive, potencialet egzistuese dhe veprimet mobilizuese. LDK, ishte artikuluese e një vizioni të qartë të një njeriu të madh të Kosovës që patëm rast ta jetojmë bashkë e ai ishte dhe mbeti Presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova,i cili diti më së miri të sublimojë këtë energji e këtë ndenjë për liri e pavarësi dhe ta thotë atë më së miri para nesh e para botës. Të gjithë ata që menduan se Dr. Ibrahim Rugova iku pak para se të bënte realitet ëndrrën e tij për pavarësi , u gabuan.

Dita e fundit mbi dhe e Dr. Ibrahim Rugovës , u bë në mënyrë të babesueshme, dita e ëndrrës së tij për pavarësin e Kosovës. Në një kryeqytet ende të pa shenuar në asnjë hartë të botës si kryeqytet shteti, u ulën Brenda një dite, 40 burra shteti nga vende më të fuqishme të botës,për të nderuar kujtimin e presidentit.

Pra, ajo që ndodhi atë ditë në Kosovë ishte një njohje e pavarësisë së Kosovës.

Më lejoni të citoj një vlerësim të ish kryetarit të SHBA-së Bill Clinton për figurën e Dr. Ibrahim Rugovës ndër vlerësimet e shumta që ju bënë me rastin e largimit nga jeta. “Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjës së Millosheviqit e inspiroj botën.”

Në kuadër të një vjetorit të vdekjës, më 21 janar 2007, Pasardhësi i Dr Ibrahim Rugovës si dhe njëri ndër bashkëpuntorët e tij të ngusht,  Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu , me një dekret të veçantë e pati dekoruar post mortem, Dr. Ibrahim Rugovën me urdhrin “Hero i Kosovës.

Rugova ishte një njeri modest, real, i thjeshtë, i përulur dhe karizmatik. Karizma e tij ishte po ashtu tejet unike. Prej gojës së tij nuk dolën premtime boshe gjë që zakonisht politikanët i bëjnë. Prej gojës së tij nuk dolën akuza, kërcënime, vrer, etiketime për kundërshtarët e tij politik. Ishte me shpirt të madh dhe demokrat. Njeriu që besonte në miqësinë, madje ai thoshte miqësinë me disa shtete e kombe, dhe në miqësi të përhershme me SHBA-t. Ai gjithmonë i kujtonte ata që i kishin bërë mirë Kosovës duke i falënderuar çdoherë publikisht me emër e me mbiemër. Lidhte miqësi dhe synonte të ngrinte monumente të këtyre miqësive duke ndarë gurë të çmueshëm gati për të gjithë ata që e vizitonin ose që i vizitonte. Sot, veç Skënderbeut e Nënës Tereze, shqiptarët kanë dhe Ibrahim Rugovën, legjendën e pavdekshme të Dardanisë, të Dërguarin e Zotit, siç e quajti një gazetar. Për afro dy dhjetëvjetësha ky parathënës i së ardhmes nuk i reshti përpjekjet titanike që ëndrra shekullore e shqiptarëve të Dardanisë të bëhet realitet…
Të tillë janë të dërguarit e Zotit: vijnë në këtë botë të heshtur, bëjnë një vepër të madhe në heshtje dhe po në heshtje ikin nga kjo botë…Ndaj zëri i Ibrahim Rugovës ishte një zë i popullit të Kosovës dhe shprehje apo shpalosje e identitetit tonë andaj edhe i mbetemi borxh vizionit të tij për ta ndërtuar lirinë dhe shtetin që tash e kemi .                                                                                                                                                                                                       Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova.                                                                                            Zoti e bekoft ! përfundoj kryetari i degës së LDK-së në Zvicër z.Haki  Latifi

Ndërsa z. Hamzë Morina , anëtari kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër foli për veprimtarin letrare të Dr. Ibrahim Rugovës. Ku ndër të tjera tha se “Njeri i urtë, personalitet i rrallë intelektual, i cili u bë shembull se si njeriu i frymëzuar nga idealet, me punë të përkushtuar, me durim e sakrifica do të ngrihet deri në majat më të larta të kulturës, të shkencës dhe politikës”

I nderuari kryetar i Degës së LDK-së  në Zvicër, Z. Haki Latifi

E nderuara  Kryesi  e  Degës së LDK- së për  Zvicër,

Të nderuar përfaqësues të nëndegëve dhe aktiveve të LDK-së,

Shumë të respektuar veprimtarë dhe simpatizantë  të  LDK-së në diasporë, përkatësisht në Zvicër,

Zonja dhe zotërinj,

Ndjehem shumë i nderuar, që sot gjendem në mesin tuaj,  dhe në emër të kryetarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof. dr. Isa Mustafa, të Kryesisë Qendrore, të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dhe të anëtarësisë së gjerë të LDK-së, t’ju përshëndes dhe t’ju përcjell mesazhet dhe falënderimet më të sinqerta për punën, aktivitetin dhe  angazhimin e pareshtur që keni bërë për të mirën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të mirën e Kosovës dhe të hapësirave të tjera tona etnike.

Edhe ky eveniment i sotëm përkujtimi është shprehje e këtij angazhimi, për ta përkujtuar dhe rilindur në kujtesë figurën më kolosale të kryetarit historik të LDK-së dhe të Republikës së Kosovës, figurës më emblematike  të kombit tonë të shekullit të kaluar dhe të  fillim këtij shekullit, dr. Ibrahim Rugovën, emri i të cilit qëndron në piedestalin e pavdekësisë. Ky moment i sotëm, është një mesazh i ndjenjave tuaja dhe një argument tejet i fuqishëm që Ju veprimtarë dhe aderues të nderuar të LDK-së në diasporë, akoma ruani,  edhe në të ardhmen do të ruani frymën dhe idealet të strategut dhe vizionarit shumë të suksesshëm, që na i ka mbëltuar deri në frymën e tij të fundit, dr. Ibrahim Rugova.

Ky moment i përbashkët është shprehje e respektit për të përkujtuar dhe për t’i bërë homazh Njeriut të Madh që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë  më të re shqiptare, dhe jo vetëm të saj, Dr. Ibrahim Rugovën.

Të nderuar të pranishëm,

Pikërisht, më 21 janar po  mbushën gjashtë vjet, kur familja, të afërmit, bashkëpunëtorët e tij, Kosova dhe mbarë populli shqiptar në gjithë gjeografinë e Atdheut Etnik dhe në Diasporë, mbetën pa intelektualin, studiuesin dhe Presidentin Historik të Kosovës dhe LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova, i cili një jetë të tërë ia kushtoi shkencës, kulturës, lirisë dhe demokracisë së Kosovës dhe të popullit të tij. Me humbjen e Dr. I. Rugovës, familja mbeti pa njeriun më të dashur, miqtë dhe  bashkëpunëtorët pa fjalën e ëmbël e me shumë kompetencë, punonjësit shkencorë mbeten pa hulumtuesin e vyeshëm prej sensit të hollë të  çështjeve albanologjike, shoqëria kosovare mbeti pa  veprimtarin  e devotshëm për çështjen kombëtare dhe udhëheqësin  e tyre historik e shpirtëror.

Kur Kosova rënkonte  nën peshën e rëndë të okupimit  serb, kur popullit shqiptar i shkeleshin të drejtat në mënyrën më barbare, ky kolos i devotshëm i kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte ndër të parët që ngriti zërin lart kundër asaj shtypjeje që  regjimi serb ushtronte ndaj popullit të tij, dhe për asnjë çast deri në frymën e fundit nuk u ndal së vepruari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sikur të gjithë të afërmit,  miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, edhe unë, edhe Ju,  si pasus të rrugës së tij, ndjehemi të prekur  thellë dhe kemi emocionet tona, mbase të ligjshme, për mungesën e tij, por, njëherësh, shprehim ndjenjën e krenarisë që i takojmë asaj rruge dhe atij vizioni  që na e ka trasuar dr. Ibrahim Rugova.

Si intelektual me nam që ishte dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i LDK-së, partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK u bë  shpejt forca politike prijëse në Kosovë duke mbledhur shumicën e popullit edhe pse ndërkohë u shfaqën në skenë edhe parti dhe forca tjera politike.

Nën udhëheqjen e dr. Ibrahim Rugova në Kosovë  me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e Pavarësisë së Kosovës.

Miq të dashur,

Edhe vitet e nëntëdhjeta, si dhe të tjerat dekada para tyre, ishin për shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi shumë të rënda. Dhuna dhe terrori shtetëror vazhdonte me të gjitha mjetet. Shqiptarët, të ndarë padrejtësisht nga trungu amë dhe më pastaj të copëtuar në shumë njësi federale tjera në ish – Jugosllavi, iu nënshtroheshin një politike diskriminuese dhe raciste. Shqiptarët persekutoheshin, diskriminoheshin dhe ndiqeshin nga trojet e tyre etnike. Burgosjet, vrasjet dhe helmimet ndaj popullatës shqiptare vetëm që  ricikloheshin dhe nuk kishin të ndalur. Por, edhe qëndresa  dhe lufta e popullit shqiptar për më shumë të drejta, liri dhe mëvetësi nuk shuhej dot.

Marrja  e Rugovës me politikë nuk ishte rastësi. Ai qysh herët  kishte ngritur zërin bashkë me intelektualët tjerë të Kosovës kundër politikës antishqiptare që po zhvillonte Shoqata e Shkrimtarëve të Jugosllavisë (lexo: Serbisë), dhe përgjithësisht politika e Beogradit ndaj Kosovës. Kosova kishte fatin që në vitet e `90- ta të shekullit që lamë pas, të zgjedhë në krye të lëvizjes politike- kombëtare njeriun që me qëndrimin, vizionin dhe urtësinë e tij krijoi   kthesën e madhe  për  Kosovën dhe shqiptarët.

Zgjedhja Rugovës për kryetar të LDK -së dhe më vonë për kryetar të Kosovës, po i tregonte botës se shqiptarët e Kosovës po organizohen në një mënyrë të re dhe gati origjinale për realizimin e aspiratave të tyre  politike dhe nacionale.

Rreth LDK-s dhe personalitetit të Dr. Rugovës, u rreshtuan intelektualë e punëtorë, mjekë e shkencëtarë; me një fjalë u ofrua i tërë populli shqiptar i Kosovës dhe jo vetëm i saj. Autoriteti i Dr. Rugovës dhe i LDK-së  rrezatonte kohezion dhe vizion dhe për forcat udhëheqëse të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore. Toleranca, mirëkuptimi dhe kultura e komunikimit ndërshqiptar, respektimi i mendimit dhe organizimit tjetër fare shihej me admirim edhe në Shqipëri. Me një fjalë po viheshin themelet e një forme të re e organizimit demokratik dhe shqiptarët po i ktheheshin vetvetes. Siç dihet botërisht,  LDK-ja,  e udhëhequr nga Presidenti Rugova u bë forca kryesore që filloi t’i vejë themelet e një organizimi legal institucional e demokratik.

“Kam dëshirë, thotë Presidenti Rugova, më 1990,  që kudo që të jenë shqiptarët, edhe pse ka dallime në pikëpamje, ne duhet të mësohemi të jetojmë me pluralizmin, por pluralizmi duhet kuptuar që gjërat t’i bëjmë më mirë e kurrsesi të shkatërrojmë, sepse janë disa gjëra të shenjta, siç janë atdheu, liria, paqja… që janë çështje fondamentale dhe nuk guxojmë të prekin asnjeri, po ato duhet t’i përparojmë, t’i çojmë tutje”.

LDK-ja me prijësin e saj, liderin shpirtëror dhe politik  dr. Rugoven, i vuri themelet e shtetit të Kosovës përmes veprave të mëdha, si janë Deklarata e Pavarësisë më 1990, Kushtetuta e Republikës së Kosovës më 1991, me ç‘rast u shpreh dhe u vërtetua vullneti politik i popullit të Kosovës. Mbështetur në Kushtetutën e Kosovës u organizuan edhe zgjedhjet  presidenciale dhe parlamentare në vitet 1992 dhe 1998. Më këto aktivitete politike dhe institucionale  u mbajt jeta, u edukua populli për rezistencë  dhe pa nënshtrueshmëri.

LDK—ja në krye me dr. Ibrahim Rugovën, edhe pas lufte vazhdoi të mbetet partia politike më e madhe, më e organizuar  dhe më e besuar në Kosovë, duke fituar  në katër palë zgjedhje lokale dhe kombëtare. Pra, në këto zgjedhje përsëri  u dëshmua  besimi ndaj politikës, filozofisë dhe programit të LDK-së për ndërtimin e një të ardhme sa më të ndritshme,  pra  shtetit  demokratik të Kosovës.

Në këtë rrugëtim, më vonë, u tëhollua kjo substancë politike, u ndjehem më të varfër, sepse dora kriminale serbe gjatë luftës kishte vrarë bashkëpunëtorin dhe ideatorin më të denjë të LDK-së, dorën e djathtë të dr. Ibrahim Rugovës, prof. dr. Fehmi Aganin, pastaj edhe shumë mendje të tjera të ndritura të  LDK-së dhe të kombit, profesor Latif Berishën, Bajram Kelmendin dhe shumë të tjerë. Pastaj, më vonë,  dora  misterioze e pasluftës LDK-së dhe kombit, i rrëmbeu figurat më të ndritura, si  Xhemajl Mustafën, Enver Malokun, Ismet Rracin, Shaban Manajn, Tahir  Zemajn, Smajl Hajdarajn, Ukë Bytyqin e shumë të tjerë që nuk janë më në mesin tonë, të cilët edhe sot duhet përkujtuar me pietet.

Të nderuar pjesëmarrës,

Në momentin kur LDK-së dhe Kosovës i duhej më së shumti dr. Rugova, u nda nga ne fizikisht, mirëpo shpirtërisht ai do të mbetet vazhdimisht me ne.

Vdekja e Presidentit Rugova na  krijoi zbrazësi të mëdha dhe na vuri në sprovën si të gjendemi  në këtë udhëkryq  politik dhe institucional. Mirëpo, LDK-ja, e mësuar  nga dr. Rugova, me pjekuri  politike arriti t’i tejkalojë  këto vështirësi.

Edhe sot pas kaq vjetësh nga ndarja fizike e dr. Rugovës, LDK-ja vazhdon rrugën e trasuar nga strategu i saj. Ky subjekt politik është zotuar se as sot, as nesër, as asnjëherë nuk do ta lëshojë këtë rrugë, sepse është rruga më e preferuar dhe ajo që këtë parti e shpien drejt fitoreve të reja.

Sot, LDK –ja, ka një udhëheqje të fortë  politike që suksesshëm po  drejton  LDK-në. Edhe degët dhe nëndegët në terren janë të konsoliduar dhe pandërprerë punojnë që ta forcojnë dhe ta konsolidojnë këtë parti.Tani është duke u zhvilluar  pareshtur në terren një aktivitet i dendur  me pretendimin që  LDK-në ta nxjerrim përsëri  të fortë, të organizuar dhe stabile për të dalë partia fituese dhe udhëheqëse në proceset a ardhshme politike në Kosovë.

Tani në nivel qendror janë formuar grupet e ekspertëve dhe komisionet, të cilët po vlerësojnë gjendjen e përgjithshme aktuale  në Kosovë, si dhe atë të LDK-së në të gjitha strukturat  të të gjitha niveleve. Po ashtu, këto ditë ka përfunduar debati në terren me bazën  për ndryshimet statutare dhe orientimet programore të LDK-së, krejt me qëllim të harmonizimit  me statutet dhe programet  PPE, pasi që jemi në prag të anëtarësimit të plotë në këtë organizatë politike evropiane; pastaj  përshtatja e realiteteve  dhe e kërkesave  aktuale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësimit  sa më të denjë të të rinjve dhe  gjinisë femërore në këtë subjekt politik. Kështu që , nga këtu ju  premtojmë se do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi, përkushtim  në zhvillimin dhe forcimin e LDK-së. Krejt ky angazhim dhe aktivitet do të mbështetet në rrugën e filozofisë rugoviane, rrugë të cilën LDK-ja nuk do ta shmang asnjëherë. Sepse, si pasues të kësaj rruge plotësisht jemi të vetëdijshëm  se dr. Ibrahim Rugova ishte dhe  mbetet i pazëvendësueshëm edhe në jetën  politike dhe atë  institucionale, por ne si ngarendas të rrugës dhe filozofisë së  tij do të përpiqemi t’i mbesim  besnik parimeve themelore që na e  mësoi, por tani jemi të obliguar të gjithë të punojmë  më shumë për të fituar përkrahje dhe besim  kombëtar dhe ndërkombëtar.

Mesazhet e Tij do të na shërbejnë frymëzim në rrugëtimin tonë.

Në pika të shkurtra ky është portreti autentiki Dr.Rugovës  i  kësaj  shëmbëlltyre të çmueshme të kombit tonë,  dhe rruga politike e kombëtare e LDK-së, partisë që ai e drejtoi për shumë vjet, me një platformë politike dhe filozofike shumë frytdhënëse.

Kjo figurë e shquar e këtij kombi, ky shqiptar i madh, ky hero i paqes, e përmbushi me sukses misionin e tij, mirëpo fatkeqësisht nuk arriti ta kurorëzoi aktin më sublim pavarësinë e Kosovës, për të cilën punoi gjatë dhe ia kushtoi tërë jetën e tij.

Me humbjen e Presidentit Rugova më shumë se kurdoherë më parë jemi më të varfëruar për një figurë politike, kombëtare e shkencore, mirëpo vepra e Tij do të na shërbejë  udhë rrëfim  në rrugën  e këtij populli  të shumëvuajtur  që aq shumë e deshi, aq shumë e nderoi dhe aq shumë punoi  për  demokracinë dhe lirinë e tij.

Mesazhet e Tij do të na shërbejnë frymëzim në rrugëtimin tonë.

Të falënderohemi Presidenti Rugova, për gjithë atë çfarë bëre për Kosovën dhe popullin shqiptar. Jeta dhe vepra e Juaj na obligojnë  që rrugën e trasuar nga Ju ta vazhdojmë më këmbëngulësinë më të madhe për Kosovën shtet Sovran dhe të Pavarur.

Në përfundim dëshiroj të theksoj edhe një herë dhimbjen për humbjen fizike të kësaj prone të çmuar të kombit. Them fizike sepse dr. Ibrahim Rugova mbetët gjithnjë i pranishëm mes nesh me kontributin e pazakontë, librat, lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Zoti e bekoftë shpirtin e  dr. Ibrahim Rugovës!

I  qoftë i lehtë Dheu i Kosovës Dardane! Përfundoj z. Fadil Gashi

IBRAHIM RUGOVA -BASHKUES I KOMBIT

Me këtë rast përshëndeti edhe Qazim Bajgoraliu, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani , i cili  doktor Ibrahim Rugovën, e cilësoi si strateg politik që me mjete demokratike synoi realizimin e projekteve politike, duke qenë njëherazi edhe bashkues i kombit.

Sesa ishte Rugova vizionar kjo u pa në praktikë sepse ai qe ndër politikat e vetëm shqiptar që diti me kohë se kah ta orientoi  Kosovën, duke e lidhur me aleatët e vërtetë perëndimorë, prirë nga SHBA-të.

Pjesa artistike e programit të kësaj akademie vazhdoi me dy monologje kushtuar Presidentit Dr. Ibrahim Rugova  nga aktori e regjisori, Adem Kicaj.

SHPËRNDAJE