Lideri VV në Zvicër Mujë Shala agjencisë informative « Presheva Jonë i ka deklaruar se « përkrah protestat e padhunshme dhe dënon forcën policore. » Ndërsa, Haki Latifi nga LDK thotë se « ka kaluar koha e protestave në rrugë, s’ jemi me të okupuar apo n’komunizëm, kemi shyqyr  insitucionet ku duhet zgjidhur problemet.. »  Kurse veprimtari i shquar Hysen Gërvalla nga AAK në Zvicër përkrah insitcionet dhe protestat si norma  demokratike,  duke apeluar tek ta, të kujdesen me askionet e tyre, t’mos dëmtuar imazhin e vendit.. »

 

Gjenevë, 22 janar /AIK-Presheva Jonë

 

« Një grup të rinjsh, studentë dhe veprimtarë shqiptarë me qëndrim në Zvicër, reagojnë kundër dhunës së ushtruar nga policia kosovare ndaj protestës paqësore në kufijtë me Serbinë, në Merdare dhe në Dheun e Bardhë… » thuhet në letrën e një grupi studentësh, intelektualësh dhe  mergimtarësh në Zvicër arritur në redaksinë e  agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë »

 

« Ne si levizje e Vetvendsjes, si krah i qendrës VV padyshim përkrahim cdo aktivtet që zhvillohet në të mirë popullit dhe perespketvës së vendit tonë. Natyrisht solidarizohemi me protestën e some të  mijra protestuesve shqiptarë  tek Dheu i Badhë dhe në Merdare. Kryesia jonë e VV nga Gjeneva kundërshton cdo forme të dhunës nga  palët dhe kerkon  përmabjtje të protestuesve dhe policisë për një protestë sa më të qetë… » ka deklaruar Mujë Shala, kryetar i VV për Zvicër agjencisë informative « Presheva Jonë ».

 

Ndryshe nga z.Shala,  z.Hakil Latifi, kyretar i LDK-së për Zvicër i ka deklaruar agjencisë sonë se “ka kaluar koha e protestave, si dikur në kohëne okupimit apo komuzimit si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri, kur na ishte imponuar që regjimeve t’i merrej pushteti me zor, sepse liria nuk fitohej ndryshenga pushtuesit e diktaturave Kurse sot kur kemi ne insituconet tona legjitme, do të ishte mirë që këta djem të ri të largohemi nga rruga dhe cdo problem të tyre ta zgjedhim në mënyrë insitucionale, për të ruajtur imazhit të  Kosovës… »

 

Kurse, për veprimtarin e shquar z.Hysen Gërvalla, përfaqësues i AAK-së në Zvicër « protesta e wetevrnsojes janë legjitme nëse i thmei veti shte demoakrtik, por edhe përdorimi i forcësdo të ishte elgjitme nës eprotestuesit provokojnë apo provojnë t’i qërojnë hespet përmes dhunës. Shteti sot ka rendin, policinë dhe institucionet  e veta dhe ato duhet rrespektuar. Unë kisha apeluar që dy palët t’i përbahen rregullave të demokracisë, të funksionjë shteti juridik dhe protestuesit të protestojnë por si ju ka hije e jo t’i japin imazh të keq Kosovës sepse Kosova , shqiptarët janë lodhur deri sa e kanë prunë punën deri e këtu si në shtet të njohur ndërkombëtarisht dhe tash ne në vend se të merrem për lobim e avancim të procese, ne duhet të merremi me  rikthime, përmisime të imazheve..“

SHPËRNDAJE