largea_franka1405851504Zvicra ka më shumë milionerë, 330.000, në krahasim me njerëzit që marrin ndihma sociale, që raportohet të jenë rreth 250.000.
Në Zvicër, numri i njerëzve në asistencë sociale dhe numri i milionerëve është në rritje. Kështu thotë në një intervistë për gazetën “Le Temps”, Felix Wolffers, kryetar i Konferencës Zvicerane për Ndihmë Sociale (Skos).

Shpenzimet, sipas tij, për asistencën sociale përfshijnë vetëm dy për qind të të gjitha shpenzimeve, që janë 2.8 miliardë franga të sistemit të sigurimeve shoqërore.

Edhe nga zbritja e premive të sigurimit shëndetësor (Verbilligung von Krankenkassenprämien) në vitin 2012 janë shpenzuar 4 miliardë franga.

Wolffers vuri në dukje se debati mbi mirëqenien sociale në Zvicrën gjermane trajtohet më shumë si çështje politike sesa në pjesën perëndimore.

Arsyeja, sipas tij, është se në pjesën gjermane vendosin komunat, ndërsa në pjesën frankofone fjalën e fundit e kanë kantonet kur është fjala për mirëqenien sociale./bs

SHPËRNDAJE