Shkruan Eugen SHEHU

MARTIRËT E KOMBIT TË LUFTOSH DHE TË VDESËSH NË EMËR TË JETËS

 

„Dhe ai që është vrarë në emër  të mbrojtjes së vendlindjes është një martir“

Trimidhi.Dijet 22 (1418-1421) dhe Eubu Davud , Sunna 32 (4772).

 

 Mijëra vjet më parë kur Bota u krijua për të njohur dhe pranuar dashurinë për vërtetësinë që i drejton njerëzit tek Zoti dhe i dërgon ata, në egzistencën madhore përmes profetëve.Që nga dita e parë,çdo profet i ka drejtuar njerëzit në udhën e madhe të dashurisë njerzore. Qëllimi dhe vendosmëria hyjnore,e kumtuar perj profetëve tanë,na lidhin ne në mënyrë solide me motivet e mëdha shenjtëruese,me gëzimin e jetës fizike dhe qetësinë në jetën e amshuar. Përkushtimi fetar, sot e përgjithmonë,ka qenë dhe mbetet një interpretim tejpamës i burrimeve të dritës,dritë e cila na ndriçon edhe skutat më të errëta të shpirtit.

Ata të cilët u martirizuan për Kombin dhe Atdheun tonë,kanë fituar me jetën dhe veprën e tyre,së pari kënaësinë e të Madhit Zot,e mëndej respektin e gjeneratave të sotme dhe atyre që vijnë nesër.Në të vërtetë ata që jetuan me qëllimin e lartë,lirinë e kombit të tyre,lirinë e trojeve arbërore,dhe që ranë në fushën e nderit me këtë qëllim,jetojnë akoma.Kur ata ranë,fushave  pllajave,brigjeve,varret e tyre rrihnin së thelli si zemra,madje ato varre u sh`ndruan në ndërgjegje kolektive përm amshimin.Ata ende sot,janë shum lartë,për tu rrahur nga errërat,janë shum lartë për tu fjalosur me zogjtë,janë në fronin e Zotit të Madhërueshëm,edhe në hapsirat e dlira të dhembjes së kombit të tyre.

Ne shqiptarët,tradicionalisht u jemi larguar emocioneve të ardhura prej politizimit të religjioneve.Identitetin tonë e ka paracaktuar kurdoherë ideja e lume e përkatësisë së përbashkët etnike,gjuha,traditat e mrrekullueshme dhe kontinuiteti ynë shpirtëror dhe moral.    Në Historinë tonë të shkuar dhe atë moderne,askurrë religjioni nuk është shëndruar në instrument të verbër të etno-politikave, përkundrazi Kombi ynë është përpjekur të lartësojë vullnetet e lira në mënyrë sa ma konstruktive,duke u përpjekur të lartësojë pamjen dhe formën e jetës në nivele sa më njerzore,brenda strukturave dhe porosive të Krijuesit të njerzimit.

 

NË VEND TË ARMËS,AJETET E KUR’ANIT

 

 Sikur të mos mjaftonte dhuna barbare e makinës ushtarake  serbosllave ndaj shqiptarëve të pambrojtur në vitet 1999,propaganda fashiste serbe u sh’ndrua në megafon të Kishës ortodokse,kinse lëvizja çlirimtare e shqiptaqrëve është e fymëzuar nga fundamentalizmi Islamik.Fantazitë butaforeske të kësaj farseshkonin akoma më tej,kur fletushkat e Beogradit nisën të nxjernin në pah „aleancën“ midis Turqisë,Kosovës e Bosnjës,e cila paskësh funksionuar ç’prej shekujsh e gatshme të rrënonte krishterimin në europë.Këta këmbana të rreziqeve imagjinare u përjetuan me një ndjenjë humori edhe prej shqiptarëve musliman të Iliridës.Por unë mendoj se ndaj të njejtën pikpamje me disa.

Ngjyrime të tilla fatale kanë shërbyer si preteks i krijimit të boshtit ortodoks jug-veri,në instrumentalizimin e fesë për coptimin e Bosnjës si dhe ndërhyrjes me vrasje masive për spastrimin e Kosovës nga shqiptarët etnik.Keqpërdorimi i fesë për të bërë identifikime etnike dhe mandej për të shfryrë mëritë shtazarake ballkanike,tek e fundit dhunojnë befasishëm raportin shpirtëror të besimtarit me Zotin.Por vajzat dhe djemtë,bijtë e bijat të shqipes,u ngritën shumë herë më lartë nga këto qëllime.Për ta ka qenë plotësisht e qartë, se kur krahasohet me universin e tërë,natyra,njerëzia është superiore ndaj qiejve.Gjithshka në tokë dhe në qiell,është në shëbim të njeriut si dhuratë e Zotit të Madhërueshëm.Ky i ka vlersuar krijesat njerzore si të ftuara në këtë botë dhe vetëm ata që besojnë mund të kuptojnë dhe çmojnë një dhuratë të tillë.Pikërisht për këtë,në mësimet hyjnore të Islamit thuhet qartë se askush nuk ka të drejtë të keqpërdor,të dëmtojë apo të shkatojë konflikte me këtë dhuratë të dhëna nga vetë Zoti i Madhërue4shëm.Zoti është i plotfuqishmi i kësaj dhurate,ndërsa njerëzit,janë ngarkuar vetëm me mbrojtjen e kësaj përgjegjësie të përkohshme.Njerëzit janë për ta ruajtur dhe mbajtur të sigurtë këtë dhuratë që është e shenjtë për ta.Ata nuk vlejnë të cënojnë atë,madje kur të jetë e nevojshme ata do të luftojnë dhe do vdesin për të, dhe lirinë në te.Duke dashur të nxjer në pah rëndësinë e të drejtave të patjetërsueshme të natyrës njerzore dhe duke theksuar superioritetin e krijesës njerzore,profeti Muhamed s.a.s,paqja dhe mëshira qofshin mbi të,ka thënë ;

„ Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së jetës së tij është një martir.

 Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së të afërmve të tij,është një martir.

Aiqë është vrarë në emër të mbrojtjes së vendlindjes së tij,është një martir.“

 Dëshmorët,ata që mbështetën kryet me imazhin e bukur të lirisë së përjetshme,përpara se të fitonin betejat me makinerinë vdekatare serbosllave,patën fituar mijëra beteja mbrenda tyre.Burimi i energjisë së tyre,ishte besimi i madh tek Zoti,shpresa e tyre në ardhmërinë e bekuar të kombit rrënonte tiraninë dhe errësirën serbosllave.Natyra njrëzore dukej se zbulonte veten përmes veprës së tyre,përmes jetës dhe rënies së tyre në fushëbetejë.Ajo,përjetësisht ka mësuar prej Martirëve të Kombit se si lumejtë e dritës,vrapojnë nga krismat e armëve që shkrepin për jetën e re,se si trimëria dhe lumturia e tyre shpërndahej në viset Etnike,së bashku me muzgun e mëngjezit,se si kur thret e ngritura ndaj besimit dhe shpresës,digjeshin në asht të dhimbjespër Atdheun që rënkon.Misioni i madh i tyre,ndonëse niste nga vetëdija nacionale, mpleksej udhës me mijëra burime drite të sinqertë e shpirtë dlirsie.Në ujërat e këtyre burimeve rrjedhin përjetësisht mesazhet e Adem Jasharit e Hamëz Jasharit,Fehmi e Xhevë Lladrovcit,Agim Ramadanit e Shkelzen Haradinajt,Ismet Jasharit(Kumanovës),Mujdin Aliut e Tahir Sinanit,Harun Aliut e qindra e qindra emrave të tjerë,të cilët kanë vendin e tyre të merituar në panteonin e lavdisë së Kombit.

Po sigurisht,patën edhe fat vëllezërit  e motrat e mija,këta martirë të tokës arbërore.Patën fat se Zoti i Madh i zgjodhi ata mes armatës dis  mijëshe,për ti provuar në rrugën e Tij, në fatin e komnit tonë.Fatlumët ata për të cilët sot përkulemi me veneracionin më të thellë,me sinqeritetin më të madh e patën kuptuar se çdo dhuratë në këtë botë vjen prej Hirplotit,dhe kur ajo i falet Atdheut,atëherë devocioni merr kuptimin e vërtetë të tij.Këta njerëz me fat,shehit, përndryshe mund të vlersohen si apostuj të ringjalljes,të cilët tashmë nuk mbajnë në duart armët e zjarrit,por ajetet e Kur’anit,si dhurata për ditët tona të sotme dhe të nesërme.Këto ajete,na shtyjnë të shohim lidhjet tona relevante me kombin,jo me druajtje kalimtare ose me kureshtje të rastësishme,përkundrazi,me idenë e madhe dhe sublime për t’i shërbyer atij,deri në pikën e fundit të gjakut dhe deri në shpresën e fundit.

 

AMANETET E DËSHMORËVE

 

 E ardhmja e çdo Kombi,varret nga rrinia e tij.Gjdo popull që dëshiron të sigurojë të ardhmen e vet,vlen të harxhojë energji për të mëkuar me dashuri gjeneratat e reja,të ruajë e ngrejë moralin individual dhe familjar,të mbrojë pronën dhe atdheun e vet.Populli shqiptar i lënë jashtë kufijve të shtetit amë padrejtësisht më 1913,e pat kuptuar këtë thikë tinzare.Ndaj dhe rradhët e tre uçk-ve,mbusheshin me filizat e kombit tonë,prandaj,edhe emrat që me rrespekt përcillen sot në Historinë më të re,janë pikërisht,të moshës më të bukur rinore.

Qëllimi i naltë i Islamit dhe i dimensioneve të tij,ka të bëjë me normat e vendosura sipas një drejtësie dhe simetrie gati hyjnore.Përkundër ç’ka padrejtësisht përfillet sot si fundamentalizëm islamik,feja jonë ka vendosur ç’prej shekujsh,principe të pandryshueshëm në lidhje me besimin,adhurimin dhe moralitetin.Për dallim nga feja sllavo-greko-ortodokse,të prira nga djallëzitë Kishtare,askujt në fenë tonë,nuk i mohohet lirija,e drejta,gjuha e nënës, paqja në këtë jetë dhe përtej saj.Profet Muhamet s.a.s,paqja dhe mëshira qoftë mbi të ka thënë;

„Ju jini të gjithë nga Ademi dhe Ademi është nga dheu.O shërbetorë të Zotit,jini vllezër dhe motra !“.

 Dëshmi i kësaj thënieje profetike,mbetet padyshim jeta dhe vepra e heronjëve dhe dëshmorëve të Kosovës,Shqipërisë,Iliridës,Kosovës Lindore,Diasporës.Mesazhet e të cilëve,sot më shumë se kurrë,grishin në unitet e vëllezërim.Ata që ranë dëshmorë e nënshkruan testamentin mbi Atdheun,me gjakun e tyre të freskët, shpirtin shpirtin e tyre të pastërt,dhe të gjithë ata që do të shpërfillin atë amanet,nuk e merritojnë,identitetin,moralin dhe jetën e botës shqiptare.Amanetet godasin rëndë në moral dhe peshojnë thellë në shpirt.

SHPËRNDAJE