ERMIRA MEHMETI, KASTRIOT ISLAMI, JAKUP KRASNIQI, AHMET JUSUFI DHE ABDILAQIM ADEMI, ENVER HOXHAJ….deklarohen pas miratimit të rezolutës së djeshme në bazë të raportit të senatorin zviceran z.Marrti ku ka pasur një sër reagimesh si nga Kosova po ashtu edhe nga Maqedonia e Shqipëri. Edhe një raport tjetër sot në KE në  Stasbrug  për Kosovën.

Strasburg, 26 janar/ AIK-Presheva Jonë
 
Miratimi i raportit të Dick Mart-yt në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka nxitur reagime nga zyrtarë të lartë të institucioneve në Kosovë.
 
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se miratimi i raportit të Dick Mart-yt, ka dëmtuar imazhin e Kosovës. Krasniqi tha se Kosova do të fokusohet që sa më parë të bëhen hetime rreth këtij raporti, dhe njëherësh ka kërkuar nga EULEX-i të fillojë hetimet rreth këtij rasti. Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, miratimin e raportit të Mart-yt e ka quajtur të dëmshëm për Kosovën. Isufi tha se raporti i Mart-yt s’është asgjë tjetër, vec se shpifje dhe i montuar politikisht nga Beogradi. Ai tha se Kosova do ta fitoj edhe këtë betejë sikur edhe herëve të tjera.
 
Miratimin e raportit të Dick Mart-yt në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës, e kanë kundërshtuar të gjitha institucionet në Kosovë, dhe në Shqipëri duke e quajtur atë të pabazë dhe të porositur nga Beogradi. Raporti i Mart-yt është publikuar në kohën kur pritet të fillojnë negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Analistët në Kosovë thonë se ky raport ka për qëllim dobësimin e Kosovës karshi Serbisë gjatë bisedimeve të paralajmëruara.
 
Ermira Mehmeti nga Maqedonia për rezolutën e Dick Marty

 

Prezentë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ishte edhe parlamentarja shqiptare nga Maqedonia Ermira Mehmeti Devaja, e cila kërkoj hetim. Sipas saj do të ishte e mjaftueshme qe të pranoheshin 17 amendamentet e Shqipërisë dhe rezoluta te mbetej vetëm në atë pike, të hetimit. “Nevojitet unitet dhe pjekuri për menaxhimin situatës pas miratimit të raportit të Dick Martyt. Dhe sa më shpejt duhet të pastrohet kjo dilemë e ngritur me këtë raport shpifës…” ka theksuar  zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi
 
“Pas miratimit të këtij raporti ne këtë duhet t’a pranojmë si një realitet dhe lidershipi i Kosovës të shpreh gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë me organet hetuese ndërkombëtare, me EULEX-in, sepse shqiptarët nuk mund të jetojnë përgjithmonë me akuzat dhe shpifjet që bëhen në këtë raport. Sa më shpejt që të pastrohet kjo dilemë dhe të del në sipërfaqe e vërteta se UÇK –ja nuk ka bërë tregti me organe njerëzore dhe se lufta e shqiptarëve ka qenë e drejtë aq më të vogla do të jenë pasojat dhe do t`i ndihmohet Kosovës në rrugëtimin e saj në proceset euro-atlantike”, deklaroi Ademi.

Sipas tij, qëllimi i këtij raporti është për ta dëmtuar Kosovën edhe në prag të formimit të Qeverisë së re dhe bisedimeve që duhet të zhvillohet me Serbinë. “Shqiptarët kanë përjetuar edhe momente më të rëndë dhe kanë arritur t`i tejkalojnë, prandaj mendojë se edhe këtë periudhë do t`a kalojmë me sukses dhe me pasoja minimale. Shpresoj që Parlamenti do të konstituohet shpejt, do të formohet qeveria e re dhe do të konsolidohen organet, me qëllim që kjo situatë të ballafaqohet me sukses”, theksoi zëvendëskryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi.

Në starsburg u panë edhe Xhavit Halili, Enver Hoxhaj, Ibrahim Gashi dhe Argjent Shala sekretarë në ambasadën e Kosovës në Paris të Francës,. Ata njëzëri për mediat tona thanë se ky ishte edhe një “sukses” i propagandës së regjimit të Serbisë dhe aletave të tyre në Evropë.  “Qeveria e Republikës së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me EULEX-in dhe ajo kërkon që të ketë një proces, i cili është proces i gjithanshëm i investigimit, i pavarur dhe shumë transparent, me qëllim që të ofrohet një qartësi. Ky proces të fillojë sa më shpejt, me qëllim që imazhi i Kosovës të mos jetë edhe më tej i dëmtuar në botë” kanënvizura z. Hoxhaj.

Edhe një raport tjetër sot nëKE në  Stasbrug  për Kosovën  

Një ditë pas raportit të Dik Martit, sot në Këshillin e Evropës do të prezantohet edhe një raport tjetër që ka të bëjë me Kosovën, por edhe disa vende të tjera të dala nga ish-Jugosllavia, lidhur me mbrojtjene e dëshmitarëve. Në raportin e tij, deputeti nga Monako Zhan Sharl Gordeto, para kolegëve të tij në seancën e sotme të Asambedlsë Paraknetar të Këhslli të Evropës, kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që Serbia, Kroacia, BeH, Mali i Zi dhe Kosoova që plotësisht të mbrojnë dëshmiatarët në proceset për krime të luftës. Në raprtin e tij, të publikuar më herët, Gordeto thekson se situata në Kosovë me dëshmitarët e mbrojtur është dukshëm më keqe se në vendet e tjera.

 

SHPËRNDAJE