Në Shqipëri, turistët më të shumtë nga Maqedonia

Në gjashtë muajt e parë të vitit të shkuar, janë shënuar hyrje më të shpeshta të turistëve nga Maqedonia dhe në vendin e dytë janë turistët nga Kosova.

Për këtë periudhë, kanë hyrë në kufi 1120 mijë maqedonas dhe 100 mijë kosovarë.

Sipas të dhënave të saitit Open Data, në këtë periudhë turistë në vendin e tretë janë ata nga Mali i Zi si dhe nga ato shtete, ku kanë emigruar shqiptarët.

E njëjta tendencë vihet re edhe këtë vit, ku në krye të listës konkurrojnë turistët e rajonit.

Në pesë vitet e fundit, maqedonasit renditen të parët në

Sipas kalkulimeve që i përkasin periudhës janar-qershor 2010, mësohet se mbi 110 mijë persona kanë vizituar vendin nga pikat kufitare të Maqedonisë.

Rreth 100 mijë persona kanë hyrë për turizëm nga pikat kufitare të Kosovës. Më pas në vend të tretë, sipas Open Data, vjen Mali i Zi me më shumë se 70 mijë hyrje turistësh. Më pas në renditje vijnë Greqia dhe Italia, prej të cilave hyjnë për qëllime turizmi emigrantët shqiptarë që jetojnë në këto vende.

Po një vend të rëndësishëm po zënë edhe turistët nga Serbia, të cilët, sipas Open Data, për 6 muaj kanë shënuar mbi 20 mijë hyrje.

Gjatë vitit të kaluar, numri i vizitorëve të huaj ishte 2.3 milionë, krahasuar me 1.8 milionë që ishte një vit më parë.

Kjo tregon një rritje me 29 për qind krahasuar me vitin 2009.

Gjatë viteve, me përjashtim të vitit 2009, muaji që ka fluksin më të madh të vizitorëve të huaj ka qenë muaji gusht, i cili përputhet edhe me periudhën e turizmit pranë plazheve të Shqipërisë.

Ndërkohë në muajt e tjerë vihet re një numër shumë më i kufizuar vizitorësh. E njëjta tendencë vihet re edhe për këtë vit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni