Në Sanxhak zbulohet paneli I shqiptarit Aqif Blytës që luftoi kundër Draza Mihailovicit

Kryetari Këshilli Kombëtar Boshnjak Esad Xhuxheviqi dhe Zëvendës Kryetari i komunës së Pazarit  të  Ri  Ahmedin Shkrijel ( Shkreli) zbuluan të shtunën  panelin  në vendin ku dikur ekzistonte  shtëpia Acif Blytës,njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Me ketë gjest Sanxhakljinjët ia kthejnë borxhin Aqif Blytës dhe shqiptarëve.

 

Pazari  i  Ri ( Novi Pazar, Yeni Pazar), 5 gusht

Në pamundësi të emërtimit të rrugëve dhe shesheve me emrat e përsonaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e Sanxhakut, krerët politik të Sanxhakut kan vendos të bëjnë nji hap shum të rëdësishëm në përnbushjen e vendimeve të më hërshme dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Sanxhakut

Këshilli Kombëtar Boshnjak gjatë viti 2012, i cili  është shpallur Viti i trashëgimisë kulturore boshnjake në Serbi,   para disa ditëve  ka fillu të  vendos tabela  në shtëpitë  dhe ndërtesat në të cilat  kanë jetuar dhe punuar  figurat e famshme nga historia e Sanxhakut.

Kryetari Këshilli Kombëtar Boshnjak Esad Xhuxheviqi dhe Zëvendës Kryetari i komunës së Pazarit  të  Ri  Ahmedin Shkrijel ( Shkreli) zbuluan të shtunën  panelin  në vendin ku dikur ekzistonte  shtëpia Acif Blytës,njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Paneli  u vendos në zonën e këmbësorëve në qendër të qytetit dhe tregon se dikur këtu ka jetuar një nga udhëheqësit e Partisë së atëhershme  Xhemijet dhe ish-deputeti në Parlamentin e Mbretërisë së Jugosllavisë.

Në mesin e popullit  të Sanxhakut  është i njohur si Aqif Effendiu  dhe të organizator i  mbrojtjes së  Pazarit të Ri ( Novi Pazarit)  nga njësitë  qetnike të Draza Mihailovicit.

Kryetari i Këshillit Kombtarë Boshnjak  (BNV ) Esad Xhuuxheviqi  me këtë rast tha se program i vendosjes së  paneleve vazhdon në objekteve në të cilat jan lindur dhe  kan jetuar e punuar  20 personalitetet e shquara nga historia e Sanxhakut.

“Kishim  dëshirë që t’ia  kthejm  të paktën një pjesë të asaj që ia  kemi borxh Acif Effendiut, por edhe historisë sonë. Shënimi i shtëpive  të 20 Boshnjakëve të shquar  duam t’i  identifikojmë ata dhe që  fëmijët tanë  për këtë  të na kujtojnë, “tha Xhuxheviq për mediat e Sanxhakut

KKB (BNV)  ka nisur procedurat gjyqësore për rehabilitimin e  Acif Blytës, të cilin qeveria komuniste e ish-Jugosllavisë e dënoi si tradhtar të popullit me pushkatim bashk me bashkpunëtorët e tij më  21 janar 1945.

Zbulimin panosë, në mesin e anëtarëve të Këshillit, u ndoq nga ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë Sulejman Uglanini, përfaqësues të qeverisë lokale dhe qytetarët e Pazarit.

Këshilli Kombëtar Boshnjak  në mënyrë të njejt ka shënuar tashmë në fshatin  e Ferhat Bej Dragës në  Dragaj  të Tutin, mandej  Hasan Aga Zvizdiqin në  Sjenicë dhe Murat Sheqeragiqit në  Prijepolje. /Ismet Azizi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni