Dje në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytetin Tiranë përfnduan me sukses punimet Konferenca e Parë Mbarëkombëtare e  Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare.

 
 
 
 
 Prof. Murat GECAJ
 
Tiranë 17 shtatorr / AIK-Presheva Jonë
 
NË TIRANË, ZHVILLOI PUNIMET ME SUKSES, KONFERENCA E PARË GJITHKOMBËTARE E INSTITUTIT TË INTEGRIMIT TË KULTURËS SHQIPTARE
 
Dje në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytetin Tiranë përfnduan me suksess punimet Konferenca e Parë Mbarëkombëtare e  Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare. Në rendin e ditës së punimeve të  kësaj Konference ishte studimi dhe diskutimi i mundësive të përafrimit, deri në  njësim, i programeve dhe teksteve, në të gjitha shkollat e trojeve shqiptare dhe  në diasporë.

Tema: studimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, i plan-rogramave e  teksteve, për të gjitha shkollat e trojeve shqiptare dhe në diasporë. Në punimet e kësaj Konference merrnin pjesë anëtarë të Komisionit Qendror dhe  të komisioneve zonale përkatëse: në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e  Kosovës, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Malit të Zi, në Kosovën  Lindore (Lugina e Preshevës), për Çamërinë dhe Diasporën Shqiptare. Gjithashtu,  merrnin pjesë: mësues e pedagogë, punonjës të institucioneve arsimore, kulturore e shkencore, përfaqësues të disa organizatave shoqërore joqeveritare, nga media  e shkruar dhe ajo elektronike e tjerë. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues të  Ministrisë së Arsimit e Shkencës, të Republikës së Shqipërisë.
 
Pas Himnit Kombëtar, Konferencën e hapi drejtori i IIKSH, Rezart Gashi. Pastaj fjalën e rastit e mbajti kryetari i Komisionit Qendror, Dr. Ibrahim Gashi. Ndër të tjera, ai përmendi punën e bërë nga ky institucion joqeveritar për arritjen e objektivit të tij madhor, që është: Sudimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, i plan-programeve e teksteve, në të gjitha shkollat  e trojeve shqiptare dhe në disaporë. Për këtë qëllim, që nga viti 2009 e në vazhdim, janë organizuar e zhvilluar mjaft vëzhgime  e studime krahasuese në tekstet shkollore në përdorim. Përfundimet e arritura nga studiues të veçantë dhe grupet e studimit u paraqiten tani, në këtë Konferencë.Gjithashtu, ai tregoi se grupe pune të këtij Instituti, në bashkëpunim me komisionet zonale, kanë organizuar takime e veprimtari të përbashkëta, si në kryeqaytetin Tiranë, por edhe në Shkup të Republikës së Maqedonisë, në Luginën e Preshevës, në  Prishtinë të Republikës së Kosovës dhe në Ulqin të Republikës së Malit të Zi.

 
Punimet e Konferencës i përshëndetën përfaqësues të komisioneve zonale dhe të organizatave të masave, si Agron Gjedia për Shoqatën “Bytyçi” e Halil Palushi për Shoqatën  “Flamuri Kombëtar”. Po kështu, përshendeti Met Gjoni, punonjës i  Ambasadës së Malit të Zi, në Tiranë. Poetja Zyba Hysa dhe disa nxënëse recituan  vjersha kushtuar shkollës dhe shkronjave shqipe, për të cilat janë bërë  sakrifica të pamumërta nga brezat e shqiptarëve, deri në flijimin e jetës.jesëmarrësve iu dhurua libri kushtuar veprimtarive të këtij Instituti nëpër Ballkan, gjatë vitit 2011, me titullin “Rrahin zemrat arbërore” (Nga Prof. Murat  Gecaj) e tri broshura, po me tematikën e kësaj Konference (Nga Prof. Hulusi Hako) dhe dy libra nga Dr.Ibrahim Gashi. pjesëmarrësve iu dhurua libri kushtuar veprimtarive të këtij Instituti nëpër  Ballkan, gjatë vitit 2011, me titullin “Rrahin zemrat arbërore” (Nga Prof. Murat  Gecaj) e tri broshura, po me tematikën e kësaj Konference (Nga Prof. Hulusi  Hako) dhe dy libra nga Dr.Ibrahim Gashi.

Pastaj, duke u shoqëruar edhe me projektime nga  veprimtaritë e ndryshme të IIKSH, u lexuan temat e përgatitura nga veprimtarë të  këtij Instituti dhe specialistë të arsimit, në
Shqipëri dhe në trojet tjera  amtare. Gjithësej, në punimet e kësaj Konference u paraqitën afër 30 tema, të cilat më pas mendohet të botohen në një libër të veçantë. Ndër to, ishin dhereferimet nga: Prof. Skënder Skënderi e Prof. Alixhemal Salihu, Dr. Ramiz Zekaj,Dr. Nail Draga, Namik Selmani, Prof. Emil Lafe, Prof. Hulusi Hako, Prof. Gani e Sadete Pllana, Prof. Xhemaledin Salihu, Nuri Dragoi, Prof.Fazli Hajrizi, Prof. Mustafa Ibrahimi, Zyba Hysa, Mr. Flamur Anamali, Ibrahim Hajdarmataj, Bade Bajrami, Ibrahim D.Hoxha, Ali Gjebriçaj e tjerë. 
 
Në mbyllje të punimeve të kësaj Konference shprehën mendimet e tyre disa diskutantë, nga Tirana e trojet tjera shqiptare të Ballkanit, duke theksuar  problemet që po ballafaqohen shpiptarët me teksetet shkollore,  sidomos ata në  Preshevë,  Bujjanoc dhe Mevegjë.. Po kështu, u tha që përfundimet me shkrim, të cilat do të përgatiten nga Komisioni Qendror, t’u paraqiten sa më shpejt organeve qeveritare përkatëse, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë Lindore (Lugina e Preshevës),  me synimin për t’u patur parasyshë në punën  e ardhëshme në përgatitjen e teksteve shkollorë, që nga abetarja, që ato të jenë sa më të përafërt dhe, mundësisht, të njëjtë. Këtij qëllimi do t’i shërbente edhe ngritja e një institucioni të përbashkët ndërqeveritar. Po kështu, unënvizua kërkesa për t’i bërë sa më të njohura, në opinionin e gjerë shqiptar, përfundimet kryesore, që u arritën gjatë punimeve të kësaj Konference, dobiprurëse dhe me mesazhe e synime të qarta atdhetare.

SHPËRNDAJE