rudnicaRASHKË, 30 qershor -Ka nisur nga puna për gërmimin e dy varreve masive në Rudnicë (Rashkë) ku mendohet se janë groposur rreth 300 trupat e shqiptarëve të vrarë nga serbët gjatë konfliktit në Kosovë.

Me presionin e ndërkombëtarëve, autoritetet serbe janë detyruar të hetojnë edhe dy vende tjera për të vërtetuar dyshimet në lidhje me ekzistencën edhe të dy varreve të tjera, ku janë varrosur shqiptar gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, Veljko Odaloviç ka konfirmuar në fillim të korrikut se është bërë e mundur gjetja e 37 mbetjeve skeletore në Rudnicë, citon ‘Presheva Jone’.

SHPËRNDAJE