Të drejtat reciproke – Serbia duhet ta ndërpresë shtypjen e shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe shkeljen e të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare, por edhe ndaj shqiptarëve të tjerë që jetojnë në Serbi. Serbia duhet të garantojë për shqiptarët me kushtetutë të drejta dhe liri të nivelit të njëjtë me ato të serbëve në Kosovë.

 

R E Z O L U T Ë

 

  1. Subjektiviteti politik e as pandashmëria territoriale e Kosovës nuk mund të jenë objekt negociatash me asnjë shtet a organizatë mbikombëtare.

 

  1. Çfarëdo procesi bisedimesh me cilindo shtet duhet të paraprihet nga marrëveshja politike.

 

  1. Bisedimet me Serbinë nuk duhet të ndodhin pa u plotësuar 4 parakushte kryesore:

 

  1.  
    1. Njohja dhe respektimi politik e faktik i pavarësisë së Kosovës – Serbia duhet ta njoh Republikën e Kosovës, duhet ta ndryshojë Kushtetutën e vet që e konsideron Kosovën si pjesë të pandashme të integritetit territorial dhe sovranitetit politik e juridik të Serbisë, si dhe duhet ta tërheq përkrahjen politike dhe financiare për strukturat e saja ilegale që e cenojnë drejtpërdrejtë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe jetën dhe pronën e qytetarëve të Kosovës,
    2. Vënia në vend e drejtësisë për viktimat – Serbia duhet të kërkojë falje për të gjitha krimet e kryera në Kosovë përgjatë viteve sa e ka mbajtur nën okupim vendin tonë, si dhe duhet t’i kthejë pa kurrfarë kushti dhe pa vonesë rreth 1800 trupat e pajetë të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftë ë fundit, t’i dorëzojë kriminelët e luftës për t’iu nënshtruar procesit gjyqësor në Kosovë si dhe ta nis procesin e dënimit të kriminelëve të luftës të cilët janë të lirë në Serbi,
    3. Reparacionet dhe dëmshpërblimi për shkatërrimet materiale të pronës – Serbia duhet t’i paguajë dëmet e luftës dhe okupimit, ta kthejë fondin e grabitur pensional, depozitat bankare e qytetarëve të Kosovës, librat kadastralë dhe mbi 1200 eksponateve kulturore,
    4. Të drejtat reciproke – Serbia duhet ta ndërpresë shtypjen e shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe shkeljen e të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare, por edhe ndaj shqiptarëve të tjerë që jetojnë në Serbi. Serbia duhet të garantojë për shqiptarët me kushtetutë të drejta dhe liri të nivelit të njëjtë me ato të serbëve në Kosovë.

 

  1. Edhe pas plotësimit të këtyre kushteve Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të negociojë me Serbinë rregullimin e brendshëm territorial dhe institucional të vendit.

 

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Ekzekutivi dhe institucionet tjera përkatëse ndërprerjen e bisedimeve të përgatitura që të fillojnë më 8 mars 2011, dhe t’i nisë përgatitjet për grumbullimin dhe hartimin e dokumenteve dhe materialit tjetër të nevojshëm për argumentimin e kushteve të sipërpërmendura.

 

SHPËRNDAJE