Në Rahovicë është mbajtur Krosi Tradicional “Rahovica 2012”, nën organizimin e Bashkësisë Lokale. Garat ashtu si edhe viteve të kaluara janë mbajtur si për gjinin mashkullore ashtu edhe për atë femrore. Femrat pjesëmarrëse në krosin tradicional kanë vrapuar në diciplinat 200, 300, 500 dhe 800 metra, ndërsa meshkujt edhe në diciplinat 1500 dhe 300 metra, raporton RTV Presheva

 

Rahovicë/Preshevë, 5 qershor

Në diciplinën 200 metra tek femrat vendin e parë e zuri Ilire Osmani nga Corrotica, të dytin Xheneta Osmani dhe të tretin Urata Latifi që të dyja nga Rahovica. Në 300 metra më e shpejtë ishte Avdije Ibrahimi, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë u renditën Edona Beqiri dhe Rrezarta Latifi që të trija nga Rahovica. Fetije Etemi nga Lerani ishte fituese e vrapimit në 500 metra Ganimete Beqiri dhe Almedina Osmani u renditën në vendin e dytë dhe të tretë. Në 800 metra më e shpejtë tek femrat ishte Ibadete Beqiri, ndërsa pas saj u renditën Lulzime Beqiri dhe Gentiana Hyseni, që të tri garueset nga Rahovica.

Dhurim Pajaziti nga Corrotica, Liridon Ajdini nga Rahovica dhe Ermal Fazliu po ashtu nga Rahovica, ishin më të shpejtë në 200 metra për meshkujt. Në diciplinën e 300 metrave triumfoi Gentrit Miftari nga Presheva, kurse pas tij ishin Medin Ahmeti nga Corrotica dhe Semir Shabani nga Rahovica. Lirim Xhelili nga Rahovica, Emir Jakupi dhe Fikret Limani nga Lerani ishin treshja e parë që dolën të parët në diciplinën e 500 metrave. Në 1500 metra i pari u rradhit Bujar Beqiri, Shqiprim Aliu ishte i dyti dhe Liridon Rexhepi i treti, që të tre garuesit fitues ishin nga Rahovica.

Në 3000 metra tek meshkujt fitues ishte Ragmi Ibrahimi nga Rahovica, kurse pas tij i dyti ishte Albin Fazliu nga Corrotica, dhe Mensur Hyseni nga Rahovica.

SHPËRNDAJE