Veteranët e luftës, të mbështetur edhe nga organizatat e studentëve dhe oganizatave joqeveritare `Demokracia në Veprim`, protestuan kundër arrestimeve të fundit të ish-ushtarëve të UÇK-së nga policia e EULEX-it.

Organizatorët e protestës kanë thënë se veprimet e EULEX-it po i kontribuojnë destabilitetit në Kosovë dhe rajon. Ndërkohë edhe dje ish-pjesëtarët e UÇK-së të Brigadës 121 `Komandant Kumanova`, kanë vazhduar me dorëzimin e deklaratave personale në Prokurorinë Speciale. Numri i ish-ushtarëve të cilët kanë dorëzuar deklarata, tashmë ka arritur në rreth 600

SHPËRNDAJE