Policia e Maqedonisë mbrëmë konfiskoi rreth 105 kilogramë marihuanë të cilësisë së lartë dhe arrestoi dy persona kundër të cilëve do të ngritën kallëzime penale për “Prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim droga narkotike, substanca psikotropike dhe prekurzorë”.

Në aksionin e koordinuar është zbuluar kanal ndërkombëtar për tregti narkotike me marihuanë nga Shqipëria përmes Maqedonisë në vendet e Evropës Perëndimore, njoftoi policia.

Sipas policisë, të dyshuarit marihuanën e kanë ngritur në afërsi të hotelit “Eurotel” në Strugë dhe me siguri partnerët e tyre shqiptarë e kanë futur përmes liqenit.

Për shkak të ekspertizës së mëtejshme, paketimet e marra të marihuanës janë dërguar në Sektorin për teknikë kriminalistike të MPB-së.

]Nga analizat fillestare është konfirmuar se bëhet fjalë për marihuanë cilësore çmimi i të cilit në tregjet e Evropës Perëndimore është rreth 400.000 euro.

Deri te Prokuroria themelore publike në Prilep policia do të parashtrojë kallëzim penal kundër personit F.Z.(40) dhe F.S.(33) për vepër të kryer penale “Prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotropike dhe prekurzorë”, e ndëshkueshme me nenin 215 paragrafi 3 nga LN të RM-së dhe ata do të nxirren para gjykatësit hetues.

MPB-ja njoftoi se Sektori për tregti të palejuar me drogë pranë Qendrës për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz, një kohë më të gjatë punonte në grumbullimin e informatave lidhur me grupin kriminel nga Maqedonia, i cili është marrë me organizimin transporteve të sasive më të mëdha të marihuanës nga Shqipëria përmes Maqedonisë për narko tregun në vendet e Evropës Perëndimore.

SHPËRNDAJE