Presheve, 14 maj  -Një grup gazetarësh nga Bujanoci dhe Presheva, të dielën e 13 majit, në një takim të përbashkët promovuan regjistrimin e Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, për rajonin e Luginës së Preshevës, njfotn agje ncia e lajemeve “Presheva Jone”

Një nismë e tillë ka qenë e kahershme, për rolin dhe rëndësinë e një organizimi të tillë, i cili prej kohësh i ka munguar Luginës së Preshevës.

Grupi i gazetarëve nga Bujanoci dhe Presheva ranë dakord, që këtë shoqatë gazetarësh me emrin simbolik “Etika”, fillimisht, ta drejtoj gazetarja me përvojë nga Presheva, Ardita Behluli, në cilësinë e drejtoreshës.

Në ditët në vijim, më detajisht, do të njoftohen gazetarët e Luginës së Preshevës dhe ata jashtë këtij rajoni për misionin e Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, e cila për bazë do të ketë
promovimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe profesionale.

Ndonese ne Luginen e Presheve dy TV (RTP dhe RTB) ka disa pertale dhe vetem nje agjenci lajmesh “Presheva Jone”, agjenci kjo me serioze e cila njeheresh eshte edhe mediumi me i ciyuar ne mediat shqiptare dhe serbe ne ballkan. madje edhe ne ato boterore /S. Hyseni/

SHPËRNDAJE