Mbrëmë për dashamirët e teatrit në ora 20:00 në shtëpinë e kulturës në Presheve u shfaq premiera e dramës “Emigrantët”,autori i dramës Slavomir Mrozhek, me Regji të Afeida Boriçit, Skenografia nga Qëndrim Rexhepi ndërsa aktorët që luajtën shfaqjen ishin Musa Isufi dhe Mendim Murtezi. Emigrantet (1974) është drama më e shquar e Slawomir Mrozek, dhe një nga dramat më të rëndësishme polake te periudhës së pasluftës. Tema e shfaqjes ishte ;Dy shqiptar nga një vend i papërcaktuar që jetojnë së bashku në një bodrum të panjohur në Evropën Perëndimore. Njeri qe ka ikur nga vendi i vet per arsyje politike kurse tjetri ka ikur vetëm të fitoj para. Në terma më të gjerë, konfrontim midis AA dhe XX prek një nga problemet më të mëdha shqiptare. Hendeku midis inteligjencës dhe klasës punëtore. Kjo premiere ishte fryt I bashkëpunimit midis Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatri i qytetit të Kumanovës.(TvP)

 

SHPËRNDAJE