maternittetePak dite para zgjedhjeve ne Serbi Presheva (s’) u be me “maternitet”. Por dri tash asnje nene shqiptareb nuk ak lindur aty..ato vazhdojen të lindin ne Vranjë ?! sikur deri me tash…Pas deklarimeve të patronit të Trupit Koordinues për Medvegë, Bujanoc dhe Preshevë Zoran Stankovic se “qendra spitalore në Vranjë, është ajo që po e pengon hapjen e maternitetit në Preshevë,..” kane shperthyer polemikat rreth ketij “maternineti” jofunksional

 

Jepen 1.5 milionë €  (pa ato të Hashimit&Ramës) për maternitet ne Preshevë për t’mos funksionuar

Duke mos llogaritur 100 mi eurot e Hashim Tahcit edhe Edi Ramë janë investuar 1.5 milionë euro, për  maternietin e Preshvës, por ai fatkeqeisht ende nuk ka filluar me punën dhe nje lum i Zot e dine se kur do te filloj punen e tij….

Presheva Jone në tërësi ju sjell letrën e hapur të Qendrës Spitalore në Vranjës drejtouar shefit të TK Stankovic

 

I nderuar zotëri Stankoviq,

Kohë të gjatë po arrijnë deklaratat e juaja në lidhje me maternitetin në Preshevë, të cilat jane paushalle.

Knei pohuar se udhëheqësia e qendrës spitalore në Vranjë po pengon hapjen e maternitetit në Preshevë, e cila nuk është e vërtetë, edhe që jeni edhe ju një mjek profesional dhe një ekpert i vetëdijshëm për këtë.

Fillimisht , qendra spitalore në Vranjë asnjëherë nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për të dërguar gjinekologët e saj në Preshevë, për të punuar në maternietetin e Prshevës. Kjo thjesht, që ne nuk kemi mundur të refuzojmë diçka që nuk është kërkuar nga ana jonë

Së dyti, edhe më e rëndësishmja, siq e dini për një lindje nuk është e mjaftueshme vetëm prania e gjinekologëve e një mamie dhe nje shtarti ku duhet të lindet. Ky është një proces shumë më i komplikuar se sa ju e theksoni.

Përveç gjinekologut, duhet që në lindje të jetë nje ekip i tere profesional i kompletuar duek filluar nga edhe gjinekologë,  anesteziologèe, transfuziologë, neonatologë, kirurgë dhe së paku dy mami . Edhe atë në 24 orë prezent, pasi lindjet nuk mund të urdhërohen në kohë të caktuara. Kjo do të thotë se këto kuadro duhet të shumëzohen me katër që në secilin ndërrim të jetë stafi adekuat për lindje.

Në secilën lindje, komplikimet janë të mundshme, të cilat ndonjëherë kërkojnë që të zgjidhen në vend. Mendimi që lindjet e komplikuara të dërgohen në Vranjë, nuk mund të pranohen, pasi ato, edhe atë ju e dini mirë se, duhet të zgjidhen në vend dhe në afat sa më të shkurtë, pasi në të kundërtën pasojat mund të jenë katastrofale.

Pra, nëse lindja nuk rjedh ashtu siq e dëshirojmë të gjithë ne, dhe nëse ka nevojë që gruaja urgjentisht të operohet me “prerje cezariane”, si e keni paramenduar që operacioni të kryhet në maternitet i cili nuk ka sallë operimi dhe as ekip që mund ta kryej këtë?

Andaj, edhe ligji e parashikon që në çdo lindje të punoj më së paku dy gjinekolog. Për shkak të komplikimit duhet të jetë edhe një kirurg, dhe atë nuk e ka materniteti i Preshevës.

Si po mendoni atherë ti operoni ato gra në një materniteti që nuk ka sallë operimi?

Por, edhe mos të ketë sallë operimi. Po në qoftë se gjatë lindjes që ju e keni imagjinuar, vjen deri tek komplikimi, edhe gruaja humb një sasi të konsiderueshme gjak? Si mendoni që pa transfuzion të plotësoni gjakun po edhe ta pregaditeni gruan për transportim në Vranjë?

Edhe nëse e pranojmë punën e maternitetit pa ekip të tillë, edhe nëse lindjet bëhen pa komplikime, çka tutje me të posalindurit dhe si do të jetë tretmani i tyre? Kush do të brengoset për ta në periudhat e ardhshme? Në Preshevë nuk ka neonatolog i cili sipas ligjit duhet të pranoj të porsalindurin. Ndoshta e keni menduar që menjëherë pas lindjes të dërgohet në Vranjë. Kjo është alternativa më e mirë, por edhe atëherë duhet të përkujdest neonatologu.

Megjithatë, në qoftë se çdo foshnje pas lindjes shkon në Vranjë, atherë shtrohet pyetja se çfarë është qëllimi i një materniteti të tillë.

E pra, z. Stankovic, kush po e pengon punën e maternititet të Preshevës: Ne që duam të punojmë sipas ligjit, pasi ndryshe nuk mundemi dhe nuk guxojmë apo ju që nuk i kemi marrë në konsideratë këto? Dhe shumë mirë e dini se pa këtë nuk ka kujdes mjeksor adekuat, po edhe të ishte edhe në Beograd, Vranjë apo Preshevë.

Edhe plotësisht kanë të drejtë gjinekologët tanë që kanë hequr dorë nga puna në kushte jo adekuate, edhe honorarit që iu është ofruar.

Deklarata e juaj e pamatur tërhoqi edhe komente që kanë të bëjnë me miton dhe korrupsionin, për të cilat me të vërtetë nuk ia vlen të bisedohet.

Përshëndesim qëndrimim e Ministrisë që të ndërtohet materniteti në Preshevë, për të cilën thatë se ka kushtuar 1.5 milionë euro, por nuk e kemi të qartë, që nuk ka para për të përfunduar bllokun e kirurgjisë në Vranjë, e cila me vite po rrënohet, e cila ka rëndësi strategjike jo vetëm për Vranjën, por edhe për tërë regjionin.

Përfundimi i bllokut, Vranja do të ketë sallat e operacionit më moderne, trajtime të veçanta, adekuate dhe ndihmë të shpejtë mjeksore për shërim të të sëmurëve, për të cilën kemi kuadro” thuhet në letrën e qendrës spitalore në Vranjë të dërguar me 22 korrik, thuhe tne fund t eletres se stafit të spitalit të Vranjes dejtuar patronit të  TK për MBP, të cilen sot e trasnetuan mediat serbe.

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE