Kryetari Ragmi Mustafa gjatë shfletimit të abetares , ka thënë se ky është një moment historik pasi kjo kryevepër po kurorëzohet në duart e fëmijëve edhe me rastin e 100 vjetorit të shtet shqiptarë.

Arditë  BEHLULI

 

Preshevë, 1 gusht

Pas shumë peripetive, mangësive dhe debateve, Abetarja e vërtet gjithëkombëtare ka arrit sot në Preshevë. Këtë informacion e ka konfirmuar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në adresën e secilit kanë arrit 400 abetare bashkë me abetare pune. E tani fëmijët nga Lugina nuk do të kenë habi pasi , ky libër  është i kompletuar dhe i shpallur zyrtarisht  në Prizren  nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai Kosovës Hashim Thaçi. Ndërsa kryetari Ragmi Mustafa gjatë shfletimit të abetares , ka thënë se ky është një moment historik pasi kjo kryevepër po kurorëzohet në duart e fëmijëve edhe me rastin e 100 vjetorit të shtet shqiptarë. Duke e vlerësuar si një moment historik, Abetaren gjithëkombëtare kryeministri Berisha e quajti margaritar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe një moment domethënës për gjithë kombin, në rrethana kur Kosova është e pavarur. Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumanova Pozhegu.

SHPËRNDAJE