Plaka Velika Jasoviq (83) nga fshati Bellopojë afër Pejës, për gati dy orë është dhunuar nga serbi 27-vjeçar V. S. dhe nga frika e babait të të dhunuesit, gruaja e vjetër nuk ka mundur ta lajmërojë policinë, e as të kërkojë ndihmë tek mjeku i fshatit, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Pejë, 15 shtator

Dhunimi i Velika Jasoviqit, ishte mbajtur i heshtur nga babi i dhunuesit, M.S. i cili është funksionar politik dhe përfaqësues i fshatit.

Sipas mediave, të cilat u referohen burimeve policore, 27 vjeçari ka hyrë në shtëpinë e viktimës rreth orës 23:00, ku e moshuara jeton vetëm dhe ajo për dy orë u detyrua t’u qëndrojë torturimeve seksuale nga i riu serb. Por, pasi plaka serbe e merr pak veten, gjeti forcë për të raportuar krimin tek prifti i fshatit, i cili ka lajmëruar policinë, kurse gruaja e vjetër është ende në gjendje shoku, ndërsa prokurori ka urdhëruar arrestimin e dhunuesit, njofton “Presheva Jonë”.

Policia e Kosovës ka zhvilluar hetimet dhe plaka është kontrolluar nga gjinekologu, i cili ka thënë se gjurmët dhe lëndimet, flasin për dhunim.

Në lidhje me këtë rast është informuar edhe OSBE-ja dhe EULEX-i, të cilët do të hetojnë rishtazi ngjarjen dhe do të monitorojnë të gjithë procesin.

SHPËRNDAJE