Sonte në Santiago Bernabeu do të luhet takimi i dytë në mes të Real Madrid dhe Olimpukut të Lyonit francez në kuadër të kompeticionit të ligës së kampionëve ku klubi mbretëror shpreson që të i japë kahje tjetër historisë.

“Unë jam i bindur se do të ndrrojmë zakonin dhe se Lyon më nuk do të njihet si -mace e zezë- për klubin mbretërorë” kështu ka deklaruar bossi i Real Madrid para fillimit të këtij takimi shumë të rëndësishëm.

“Na duhet përkrahja e fuqishme e tifozëve dhe ata në këtë ndeshje do të jene të parabartë me një futbollist të 12 që do të thotë se nëse ne si gjithmonë do ta gëzojmë përkrahjen e tifozëve do të jemi me një futbollist më tepër në fushë” është shprehur mbrojtësi i djathtë i klubit mbretëror Sergio Ramos

SHPËRNDAJE