Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin serb, Riza Halimi, ndonëse shpreh skepticizmin e tij në respektimin e kësaj marrëveshje nga pala serbe, mendon se kjo do të ishte pikënisje për demilitarizim të rajonit.

 

Preshevë, 11 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur teknike për kontrollim integral të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Kjo marrëveshje shihet si element kryesorë që do të mundësonte demilitarizimin rajonit nga forcat e ndryshme speciale serbe përgjatë brezit kufitarë. …
Marrëveshja teknike për kontrollimin e integruar të kufijve e diskutuar mes dy palëve ndërshtetërore Kosovës dhe Serbisë, ka ngjallur optimizmin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës, për krijimin e kushteve për demilitarizim të brezit kufitar nga xhandarmëria dhe formacionet tjera ushtarako – policore serbe të instaluara në këtë pjesë .

Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin serb, Riza Halimi, ndonëse shpreh skepticizmin e tij në respektimin e kësaj marrëveshje nga pala serbe, mendon se kjo do të ishte pikënisje për demilitarizim të rajonit.

Ndërsa pritet implementimi i marrëveshjeve për qarkullim të lirë të qytetarëve, ajo për njohjen e diplomave si dhe verifikimi i gatishmërisë së palës serbe për respektimin e këtyre marrëveshjeve, marrëveshja për kontrollim të integruar të kufijve shihet si shpresë për largim të forcave të tej shtuara serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Rreth 70 për qind e territorit të Luginës së Preshevës, shtrihet përgjatë brezit kufitar që ndanë Republikën e Kosovës dhe të Serbisë.

Në këtë pjesë që pas përfundimit të luftërave në vitin 2001 janë instaluar forca të shumta të xhandarmërisë dhe ushtrisë e policisë serbe. Kjo ka rezultuar në shpërnguljen e më se shtatë mijë banorëve shqiptarë nga vatrat e tyre për shkak të presioneve të ndryshme.

Marrëveshja për kontrollim të integruar të kufijve do të mundësonte demilitarizimin e kësaj zone dhe kthimin e shqiptarëve në këto pjesë. (RTK)

SHPËRNDAJE