Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho do të jetë në skenën e operës së Brukselit për të interpretuar në operën e Giacomo Puçinit.

Kësaj here gjendet nën petkun e delikates Mimi. E vajzës së re, që në vigjiljen e Krishtlindjeve troket në portën e fqinjëve të saj për të kërkuar një qiri për të bërë dritë. Aty bukuroshja njihet me poetin Rodolfo, të cilit i tregon se është qëndistare, që jeton vetëm… Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho do të jetë në skenën e operës së Brukselit për të interpretuar këtë rol të rëndësishëm të operës së Giacomo Puçin-t. Premiera e veprës, e cila u mbajt të premten, më 10 dhjetor, do të vazhdojë të shfaqet deri më datë 31 të po këtij muaji. Në teatrin “La Monnaie—De Munt”, Ermonela Jaho interpreton krah tenorit Giuseppe Filianoti në rolin e Rodolfos, në një vënie në skenë nga regjisori Andreas Homoki, ndërsa drejtimi muzikor i është besuar Carlo Rizzi-t. Edhe një tjetër sukses i shtohet sopranos, e cila prej Shqipërisë është larguar në vitin 1993. Nga skena e teatrit të Brukselit vijnë përshtypjet më të mira. Premiera ka qenë e suksesshme dhe gëzimi i sopranos, i padiskutueshëm. Nga koha kur nisi të këndonte në Pallatin e Pionierëve, skenat e festivaleve në Tiranë e Shkodër, e më pas në Liceun Artistik, te Akademia e Arteve në Tiranë, për të kaluar më pas në akademinë ‘Santa Secilia’ në Romë, rruga ka qenë e suksesshme. E në çdo skenë ku ka qenë, prezantohet si këngëtarja shqiptare, sepse dëshiron që në çdo skenë të japë diçka, një emocion prej vendit të origjinës. Për të qenë e suksesshme ngado, edhe kjo ka rëndësi për një artist.

Ermonela Jaho, me këmbëngulje ka bërë të mundur të arrijë gjithë sa ka arritur dhe të jetë ajo që është. Por, edhe vështirësitë janë pjesë e përhershme gjatë një udhëtimi.

SHPËRNDAJE