Në Kumanovë, grabiten 430 mijë denarë nga Posta e Maqedonisë

 

Në një filial të Postës së Maqedonisë në Kumanovë janë grabitur 430 mijë denarë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Grabitësi i panjohur ka hyrë në filialin e postës dhe ka grabitur arkën e postës në të cilën kishte para dhe vauçerë për telefona. Grabitja ka ndodhur dje në mëngjes në filialin në rrugën “Hristijan Todorovski – Karposh”, i cili ka arritur që të hap derën e filialit dhe të kryejë grabitjen. MPB bëri të ditur se po punon në zbulimin e kësaj grabitje.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni