Në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë është kapur sot një sasi e konsiderueshme droge. Sipas informacioneve të dhëna nga policia greke, mësohet se në rajonin e Igumenicës është sekuestruar 227 kg drogë.

Duke iu referuar policisë greke, mësohet se dy shtetas shqiptarë janë ndaluar, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa pritet të nisin hetimet në lidhje me destinacionin e drogës dhe nëse ka të tjerë bashkëpunëtorë të këtij rrjeti.

SHPËRNDAJE