Në Kosovën Lindore ende nuk janë kthyer mbi 16 mijë shqiptare të dëbuar

Lideri i PVD-së z.Riza Halimi, deputet, Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit dhe liderët tjerë nga Kosova Lindore (Galip Beqiri-KNSH, Skender Destani-BDL, Ilir Sadriu-PDSH..) sot përmes AIK “Presheva Jonë” apelojnë tek faktori shqiptare dhe ai ndërkombëtar „se duhet bërë gjithcka për riatdhesimin e mijëra shqiptarëve të dëbuar nga vendlindje, natyrisht duke ju krijuar atyre kushte, vende të reja pune dhe perspektivë më të mirë, ndryshe faktori shqiptarë dhe ai ndërkombëtarët në njëfarë mënyre po i bashkangjiten programeve serbe për spastrime etnike..“

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 13 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Janë mbushur rreth dhjetë vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, kupto edhe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ende nuk janë kthyer në shtèepitë e ytre mbi 16 mijë shqiptarë të dëbuar gjatë kësaj periudhe konfliktuoze. Dikund lexuam se kjo shifër është identike edhe për serbët e Serbise“të shpërngulur nga ky vend, por keta të fundit jo nga lufta e presioni, por nga kriza ekonomike apo për luks. Ky numër është i madh të shpërngulurve sikur i shqiptarëve po ashtu edhe të serbëve nuk është shenjë i mirë për vet perspektivëne Serbisë. Mediat serbe shkruajnë së fundi me satisfaksion se serbët po kthehen qoftë nga vendet e BE-së apo nga Kroacia apo Bonsja. Por shqiptarët e Kosovës Lindore ende jo, shkaqet dihen.

Lideri i PVD-së dhe deputeti ynë në Beograd z.Riza Halimi sot i ka deklaruar AIK „Presheva Jonë“ se cështjen e riatdhesmit të dëbuarve disa herë e ka shtruar në paralamentin serbë, por deri tash asgjë s ka konkrete. „Beogradi me politikë ne vete duket se sështë i intersuar për ketë kategori njerëzish të larguar kohë më parë nga viset, amdje njuk eshtë i interesuar as të ndërrmer masa preventive bile këta që janë aktualisht këtu në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë per t’mos u shpërngulur. Mjafton të përmednim situatën në Medvegjë, por edhe në Bujanoc dhe Preshveë..“ thotë z.Halimi duke shtuar se sot Luginës sonë i Mungojnë mbi 16.000 shqiptarë. „ karta demokgafike e popullsise është tkurrur dukshëm keto dhjet vitet e fundit ku popllusia shqiptare është përgjysmuar në komunat tona, si në Medvegjë, po ashtu edhe në Bujanoc e Preshevë. Para 7-8 vitesh në Karadak kishte mbi 2000 shqiptarë, ndërsa sot janë vetëm 920 sish?!..Situata eshte e mjerueshme edhe në Medevgjë, ku keto vitet e fundit  janë larguar mbi 4000 sish, ku atje kanë mbetur as 600 shqiptare..“ thotë deputeti Halimi.

Përderisa autoritet serbe krijojnë kushte, kupto shtëpi, vende pune apo strehimore për të kthyerit serbë…për të pakytherit shqiptarë të Luginës deri tash ende nuk është ndërmarur ndonjë iniciativë e tillë për të inkurajuar riatdhesimine tyre . Madje, numri 16 mijë shqiptarëve të dëbuar është shumë i madh dhe nuk mund të krahasohet me shifrëm e serbëve në krahasim me numrin e popullsisë në serbi (mbi 7 milion serbë) me 100.000 shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. (edhe pse ky numër diku ishte rreth 200 mijë) Gati gjithë liderët e Luginës së Preshevës i kanë deklaruar sot Agejnicisë Informative Kombëtare „Presheva Jonë“ se autoritet lokale nëse nuk kanë sukses të bëjnë presion tek autoritet serbe, kjo duhet kërkuar nga institucionet ndërkombëtare për të bërë presion në Beograd për gjetjen e mënyrave, kupto ofrimin e kushteve për riatdhesimine mijëra shqiptarëve të Luiginës në vatrat e tyre shekullore, sepse OKB, PNUD e organizata jera ndërkombëtare për zhvillim dhe riatdhesim kanë derdhur milion euro në fondet e Serbisë për ketë qëllim.

Ngjajshëm thonë për agjencinë tonë edhe kryetari i komunës ë Bujanocit z.Shaip Kamberi, Skender Destani nga BDL dhe Ilir Sadriu nga PDSH. Kryetari i komunës së Bujanocit z.Kamberi është shprehur se vetëm nga Malësia e Bujanocit i mungojnë 3100 shqiptarë, të cilët sot e kësaj dite s janë kthyer të dëbuar gjatë kësaj decenie të fundit. Ngjajshëm ka phuar edhe kryetari Këshillit Nacional z.Galip Beqiri, sipas të cilit organi të cilin e dejton riatdhesimin e shqiptareve e ka priortitet në program, ku priten ditë më të mira në të ardhmen.

Ndërsa dr.Destani rreth të dëbuarve shqiptarë thotë se „ Beogradi po se po, ka harrur shqiptarët e larguar, kjo gjë ndoshta krejt e natyrshme për ta, por është pakuptueshme harresa, heshtja e liderëve tanë në ket drejtim.“ Z.Skender Destani apelon tek faktori shqiptare dhe ai ndërkombëtar „të bëhet riatdhesimi i njerëve tanë vendlindje, natyrisht duke ju krijuar atyre kushte, vende të rej pune dhe perspektivë më të mirë, ndryshe edhe ne mund të jemi në njëfarë menyre pjesë e spastrimeve etnike..“ Ilir Sadriu i shqetësuar për mos riatdhesimine qytetarëve tanë në Preshevë e gjetiu thotë se spektri politik shqiptarë duhet të mobilizohet në këtë drejtim dhe të bëjë gjithëcka për kthimin e këtyre shqiptarëve në trojet e tyre.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni