Të thuash në të gjitha shtëpitë në fshatin Konqul të komunës së Bujanocit, që banohen ekskluzivisht nga shqiptarët, janë vendosur flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës,konfirmoi sot lideri i Lëvizjes për Progresin demokratik (LPD) Jonuz Musliu dhe shtoi s fjala është për aksionin me rastin e zgjedhjeve lokale.

Në Konqul jetojnë rreth 2.000 banorë. Musliu,i cili është kryetarë i Kuvendit të komunës së Bujnaocit, për agjencinë Beta deklaroi se flamujt në Konqul nga mbrëmë janë vendosur në të gjitha shtëpitë e anëtarëve dhe simpatizuesve të LPD,në organizimin e partisë rinore në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale.

”Në çdo shtëpi të anëtarit ose simpatizues të Lëvizjes për Progres demokratik janë vendosur flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa në Konqul parti tjera nuk ka. Në konsull jetojnë shqiptarët, prandaj flamujt që janë vendosur janë shenj e identitetit tonë, njëherit edhe ftesë për votuesit që në numër sa më të madh të dalin në zgjedhje”, tha ai. “Flamujt do të mbeten në shtëpi deri më 6 Maj, tha Musliu.

SHPËRNDAJE