Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, e cila mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara, tha se mbi 170 mijë njerëz janë evakuuar nga rajoni. Sipas njoftimeve të medieve rreth 390.000 vetë kanë marrë arratinë prej shkatërrimeve. Në pesë provinca janë ngritur më shumë se 1.400 kampe emergjence. Në tërmetin më të rëndë në historinë e Japonisë me një cunami pasues mund të kenë humbur jetën më shumë se 10.000 vetë. Kjo u njoftua nga stacioni televiziv japonez NHK. Megjithatë, përmasat e vërteta të katastrofës nuk janë të parashikueshme.

Vetëm në një qytezë në provincën e prekur rëndë Miyagi autoritetet nuk kanë lidhje me gati 10.000 banorë. Kjo është gjysma e popullsisë së qytezës. Sipas njoftimeve të medieve rreth 390.000 vetë kanë marrë arratinë prej shkatërrimeve. Në pesë provinca janë ngritur më shumë se 1.400 kampe emergjence.

Qeveria e dyfishoi numrin e ushtarëve për mbështetjen e forcave të shpëtimit në 100.000. Ndërkaq ndihmësit e parë gjermanë të Qendrës së Ndihmës Teknike (THW) mbërritën në Japoni.

SHBA-ja do të ndihmojë me dy aeroplanmbajtëse. Gjithsej 70 vende kanë premtuar mbështetje. Fuqia e tërmetit të së premtes jepet nga autoritetet me 9,0 ballë.

Mbi 170 mijë njerëz të evakuuar nga rajoni i Fukushimas

Mijëra njerëz janë larguar nga Fukushima, pas shpërthimit të centralit bërthamor. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur fuqinë e tërmetit të së premtes në magnitudën 9, duke e bërë atë tërmetin më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë.

Sipas raporteve të agjencive, numri i konformuar i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami pasues në Japoni është rreth 900.

Zyrtarët shprehin drojën nga rrjedhja e materieve radioaktive në uzinat e energjisë, pasi është dëmtuar edhe një sistem ftohës dhe sistemet e rrezatimit tanimë kanë kaluar limitet ligjore.

SHPËRNDAJE