Dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur gjatë një sulmi me armë zjarri që është kryer ndaj tyre në Vigevano të Italisë.

Viktimat janë të moshës 35 dhe 36 vjeç, ndërsa emrat nuk janë bërë të ditur. Siç raporton “Ansa”, të dy shqiptarët janë vrarë me breshëri plumbash që vinin nga një automatik tip kallashnikov.

Personi i plagosur është rreth të 30-ave, por nuk dihet nëse është apo jo shqiptar.

Dinamika e ekzekutimit dhe lloji i armës së përdorur, ngre dyshimet tek policia italiane se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandash rivale shqiptare. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti se 3 muaj më parë, një tjetër i ri shqiptar u ekzekutua me pistoletë në një lokal në Vigevano.

SHPËRNDAJE