Ne Iran rrezohet aeroplani me mbi 100 pasagjerë

Një avion me mbi 100 pasagjerë në bord është rrëzuar në veri-perëndim të Iranit.

 

Lajmi njoftohet nga mediat iraniane ku sipas raportimeve të para avioni është rrëzuar në afërsi të qytetit Orumiyeh dhe shkak i rrëzimit të tij dyshohet të ketë qenë moti i keq.

Agjencia gjysmë-shtetërore e lajmeve, FARS njofton se avioni me 105 pasagjerë dhe anëtarët e bordit, ishte nisur nga Teherani për në qytetin Orumiyeh. FARS njofton gjithashtu se aksidentit tragjik i kanë mbijetuar të paktën 50 pasagjerë.

Informacionet janë ende të pakta dhe kontradiktore, ndërkohë që disa burime thonë se numri i pasagjerëve shkon në 156.

Në vitet e fundit, aksidentet ajrore në Iran kanë qenë të shpeshta e të shoqëruara me qindra viktima. Shkak i këtyre aksidenteve është modeli i vjetër i aeroplanëve që përdor flota civile ajrore iraniane dhe mirëmbajtja e dobët e tyre.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni