Protesta fjalë është organizuar nga Shoqata Vatra, nën përkrahjen e të gjitha partive politike dhe organizatave joqeveritare. Protesta është organizuar në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe kundër politikës serbe në diskriminimin sistematik që po iu bëhet shqiptarëve kësaj ane. Përveç qytetarëve të pranishëm ishin edhe përf

aqësuesit politik dhe institucional të Preshevës dhe Bujanocit.

Para të protestuesve fjalën e mori përfaqësuesi i shoqatës Vatra Sadulla Kadriu, si dhe në emër të kuvendit të këshilltarëve shq

iptarë të Luginës së Preshevës para protestuesve foli Jonuz Musliu.

Ndërkaq, si çdo herë në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ishin edhe deputetët dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetvendosje, deputeti Liburn Aliu, dhe udhëheqësi i kësaj Lëvizje në Gjilan Ismail Kurteshi. Deputeti Aliu, edhe njëher bëri thirrje për ndërprerje të dialogut me Serbinë, sepse bisedat e deritanishme kanë shkuar në dëm të Kosovës.

Edhe Mustafë Shaqiri ish luftëtari I UÇPMB-së, protestën e vlersoi të rëndësishme me qëllim të senzibilizimit të faktorit vendor dhe ndërkombëtarë për çështjen e shqiptarëve në Luginë.

Protesat e organizuar sot në Gjilan, është vazhdimësi e protestave në kërkim të sa më shumë të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë. Ndërkaq, në protestën e sodit u kërkua që Lugina e Preshevës, ti bashkangjitet Kosovës.

SHPËRNDAJE