Ne Frankfurt azilanti nga Kosova vret dy ushtarë amerikanë

Dy ushtarë amerikanë u vranë një orë më parë nga një kosovar, i cili sulmoi autobuzin që po transportonte ushtarakët, në parkingun e aeroportit të Frankuftit.

Frankfurt, 2 mars (AIKPrJ)

Sipas asaj që shkruan “Die Welt”, duke iu referuar burimeve policore, besohet se 21-vjeçari ishte një fondamentalist islamik. Dy ushtarë të tjerë amerikanë janë plagosur rëndë dhe nuk dihet nëse do t’i mbijetojnë plagëve.

Autori i krimit u arrestua në vendngjarje nga policia. Ai kishte kërkuar më parë azil në shtetin gjerman.

Sipas policisë, nuk dihet saktë se cilat ishin motivet e krimit, por natyra e sulmit forcon pistën e një sulmi terrorist. Aktualisht, forcat e rendit në Frankfurt po hetojnë mbi mundësinë e lidhjeve të 21-vjeçarit me persona të tjerë.

Sekuenca ekzakte e ngjarjeve nuk është e qartë, por dihet se kosovari ishte në zotërimin e një pistolete dhe shkëmbeu një debat me stafin ushtarak të autobuzit, përpara se të hapte zjarr.

Ngjarja ndodhi në orën 15:20, në një zonë publike në hyrje të aeroportit të Frankfurtit, e rezervuar për vendqëndrimin e autobuzëve.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni