Në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit, pranë lapidarit të dëshmorit të Kombit, Artan Abazit i njohur si komandat i “Miratoca” i Ushtrisë Çlirimtare për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, bënë sot homazhe dhe vendosën kurora me lule, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës si dhe familjarët e tij në nderim të veprës së dëshmorit të Kombit.

 

Në Foto: Artan ABAZI, komandant “Miratoca” – UCPMB

Shkruan: Valon BEGZADI

Llucan/Miratoc, 18 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Me rastin e dhjetë vjetrit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Artan Abazit, sot në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit u bënë homazhe te vendi i rënies heroike të tij i cili u vra me 26 shkurt te vitit 2001.
Në shenjë nderimi dhe respekti të familjarëve të pranishëm ishin përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, familjarët e dëshmorit si dhe banorët e fshatit Lluçan .
Fillimisht fjalën përshëndetës e mori kryetari i Bashkësisë Lokale të këtij fshati, Ridvan Isufi i cili ftojë të pranishëm për një minutë heshtje në shenj përkujtimi, dhe nderimi për dëshmorin. Pastaj fjalën e mori edhe kryetari i OVL-ës në Bujanoc, Nagip Aliu ku para të pranishmëve u shpreh, në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe përshëndeti të gjitha familjet e dëshmorëve, ai gjithashtu theksoi se vrasja e Artan Abazit  pikëlloi jo vetë familjen dhe shokët e idealit, por edhe gjithë kombin shqiptarë.

Gjithashtu fjalën përshëndetëse  e mori edhe babai i Artan Abazit,Arif Abazi, ky i fundit faliminderoi të gjithë të pranishmit, invalidët e luftës dhe familjarët e dëshmoreve dhe vlerësoi lart qytetarët e fshatit Lluçan duke u shprehur se “biri im ka rënë këtu dhe se Lluçani e ka rregulluar lapidarin dhe vendin e rënies, dhe i faliminderoi që erdhët në përkujtim të dhjetë vjetorit”. Me këtë raste telegram urimi kishte dërguar edhe ish komandanti i UCBMP-ës Bajrami Arifi. Kurse nga nxënësit e shkollës fillore “Sami Frasheri” në  Lluçan ishin përgatitur disa poezi për dëshmorin e rënë, gjithashtu homazhe u bënë edhe në varrezat e fshatit Dobrosin në shenjë përkujtimi për të gjithë ata të cilët e flijuan jetën për lirinë e vendit.

Artan Arif Abazi i cili ra në luftën efundit kundër Serbisë (18.02.2001 Z.O.D. Brigada 111) si i ri i pa punë në Pranverë të vitit 2000 doli për të punuar në Gjilan dhe duke e pa se bëhej pregaditja e UÇPMB-së ai iu bashkangjit shokëve të tijë dhe u kyç drejt për së drejti në radhët e UÇPMB-së në Brigadën 111 Fatmir Ibishi në Dobrosin.  Artani edhe pse ishte i ri kishte bindje të plotë për të luftuar ball për ball me armikun duke e mos dëgjuar anash për të u larguar nga UÇPMB-ja dhe ai ra Heroikisht në betejën në Lluçan të Bujanovcit.

Do përkujtuar se ne Luften e e fundit në osovën Lindore  nga radhët e forcave serbe jane vrare qindra ushtare, ndërsa nga  forcat e UCPMB-se ne Luginen e Presheves kane rene 28 deshmore, 14 deshmor jane nga Kosova Lindore, kurse 14 te tjere nga Kosova. 12 deshmore kane qene te martuar dhe kane lene 30 femije jetim. 15 femije jane nga trevat Presheve dhe Bujanoc kurse 15 te tjere jane nga Kosova

SHPËRNDAJE