Në debatin e Bujanocit u testua (mos) toleranca mes mediave shqiptare dhe palës serbe

 

Bujanoc ,23 dhjetor (AIK-Presheva Jonë)

 

 

Nga debati “Mediet në gjuhën shqipe: mundësitë për dialog të përmirësuar me institucionet”

Në fjalimin e ashpër dhe urrejtës të Goran Karaxhicit reagoi Baki Rexhepi, si dhe drejtori i TV Spektrit, Jeton Ismaili, të cilët kërkuan nga Karaxhiq, që të distancohet nga logjika e së kaluarës së errët të regjimit totalitar të Milosheviqit, periudhë e cila e kishte lënë në terr informativ sidomos bashkësinë shqiptare.

Debati m emoton  “Mediet në gjuhën shqipe: mundësitë për dialog të përmirësuar me institucionet” ashtu siq ishte paralajmeruar mediat tona  u mbajt ne Buijanoc i  organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN”. Në ketë tribunë u diskutua për rolin e medieve në gjuhën shqipe dhe mundësit për dialog të përmirësuar me institucionet relevante, qoftë të pushtetit lokal apo edhe atij qendrorë dhe të gjitha institucioneve tjera u zhvillua debat i hapur i përcjllë herë me divergjenca.

Në panel të debatit të sotëm rweferuan: Vukashin Obradoviq (kryetar i NUNS-it) Vështrim mbi gjendjen e medieve në Serbinë jugore nga këndi dhe perspektiva. Momçillo Gjuroviq, këshilltar në sektorin për media në ministrinë e kulturës) Goran Karaxhiq (RRA)  Dragana Sollomon (OSBE) si dhe Baki Rexhepi, kryetar i Grupit Punues për Media në Këshillin nacional të shqiptarëve: Rroli dhe strategjia e Këshillit Nacional

Ndërkohë që ky debat u përcoll nga përfaqësuesit e të gjitha medieve lokale si dhe nga mediumet relevante rajonale. Panelistët e ftuar, paraqitën pikëpamjet e tyre lidhur me gjendjen e medieve e sidomos me informimin shqip. Me një ton kritik dhe mjaftë i nervozuar me fjalën e tij para të pranishmëve u paraqit përfaqësuesi I ARR-së, Goran Karaxhiq i cili fillimisht sulmoi, anëtarin e panelit Baki Rexhepi- kryetar i Grupit Punues për Media në Këshillin Nacional të Shqiptarëve, të cilin e quajti pronar të një mediumi pirat – duke aluduar në Radio Spektrin, në çka reagoi Baki Rexhepi, duke e demantuar Karaxhiqin, të cilin e detyroi t`i kërkoj falje publike. Më pas akuzat e Kraxhiqit, u drejtuan edhe në mediumet që sipas tij kanë shkelur kushtetutën duke transmetuar tubimet përkujtuese të themelimit të UÇPMB-së. Në këtë reagoi Baki Rexhepi, si dhe drejtori i TV Spektrit, Jeton Ismaili, të cilët kërkuan nga Karaxhiq, që të distancohet nga logjika e së kaluarës së errët të regjimit totalitar të Milosheviqit, periudhë e cila e kishte lënë në terr informativ sidomos bashkësinë shqiptare.

 

Ndërkohë debate vazhdoi me paraqitjen e Vukashin Obradoviq, kryetar i NUNS-it, I cili paraqiti vështrimin e tij mbi gjendjen e medieve në Serbinë jugore nga këndi dhe perspektiva si dhe Dragana Sollomon – Drejtoreshë për medie në OSBE, e cila foli për kushtet e medieve profesionale në gjuhët e pakicave kombëtare. Ndërkaq, Kryetar i Grupit Punues për Media në Këshillin nacional të shqiptarëve paraqiti pikëpamjet mbi Rrolin dhe strategjinë e Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Rexhepi, ndërkaq, lexoi edhe rekomandimin për strategjinë e medieve të hartuar nga komisioni për medie në KKSH.

Në debat u inkuadruan edhe përfaqësuesit e medieve të cilët ishin tejet konstruktiv në fjalimet e tyre. Ndërkohë që u dhanë de për funksionim më të mirë të medieve si dhe u kërkua që strukturat shtetërore relevante, të ndërmarrin hapa për përmirësimin gjendjes aktuale, duke e ndërruar edhe infrastrukturën ligjore dhe krijimin e mundësive për funksionalizim më të mirë të medieve.  Debat i sotëm ishte i pari i këtij lloji që pas formimit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Do theksuar se në debatin e Bujanocit mbi rolin e dmeiave përballë insitucioneve  foli edhe zoti Galip Beqiri, kryetari i kësaj lëviozje kombëtare  Tribune e djeshme ishte e organizuar nga BIRN në abshkëpunim me insitucionet e rajonit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni