lekaa11Mbi 800 të ftuar, Princër e Mbretër nga mbarë bota dhe politikanë, artisët, biznesmen e afaristë: VIP-a, dhe qindra shqiptarët nga Shqipëria,Kosova dhe trojet shqiptare
TIRANË : Dasma mbretërore sot i ngjante një dasme perrallore, mes aktores dhe këngëtares Elia Zaharia me Princin Leka, të cilët kanë bërë sot me 8 Tetor 2016 që të mblidhen bashkë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Camëria,Arbëreshët e Italisë, Argjentinës, kolintë shqiptare në Zelandën e Re, Australi, shiptarët e diasporës, nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kanadaja.
Ceremonia e dasmes se ciftit mbreteror shqiptar – Dasma madheshtore, ku Veliaj celebroi Princ Lekën dhe Elia Zaharian.

Image

Dashuria e tyre, që fillimet i ka në vitin 2008, dhe është kurorëzuar sot më 8 tetor, kur nipi i Mbretit Zog, Princ Leka II, u deklarua i martuar me artisten, Elia Zaharia. Princi i shqiptarëve dhe aktorja e këngëtarja Miss Elia Zaharia, kurorëzojnë kështu dashurinë e tyre me martesë, gjatë një ceremonie madhështore tradicionale që nisi në Bashkinë e Tiranës me vënjen e unazës dhe deklarimin nga Kryetari I Bashkisë zoti Erijon Velaj, zyrtarisht të martuar ciftin mbretëror shqiptar, dhe me një ceremoni aristrokatësh në koktelin e shtruar në oborrin e rezidencës së Princit Leka dhe mbyllet sot në mbrëmje me ceremoninë e martesë e cila organizohet sot në mbrëmje në Pallatin e Brigadave.
Dasma e Princ Lekës dhe Elias, eshte e organizuar sipas protokollit të Oborrit Mbretëror e ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave botërore, të cilat i kanë dedikuar artikuj të ndryshëm ceremonisë së veçantë.

Mikja e Elias, Sadije Berisha, është kujdesur për dasmën, protokollin dhe gjithçka tjetër, madje edhe kompania e dekorit është përzgjedhur nga konsulentët suedezë që kanë ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë ngjarje, që prej një muaji. Kompania “Class” e Alketa Vejsiut është përzgjedhur nga konsulentet e eventit për të organizuar dasmën mbretërore.

Ndërsa një grup francez eshte marrë sot gjate gjithe dites me anën mediatike e atë protokollare.
Stema e familjes mbretërore shqiptare, është ajo që ra në sy gjate te tre ceremonive, prej nda dekori në oborrin e rezidencës së tij, dhe të ftesës që nusja dhe dhëndri kishin shpërndarë tashmë për të ftuarit e tyre në ceremoninë që u organizua sot në Tiranë dhe u mbyll në Pallatin e Brigadave.
E shtuna e dasmës nisi në orën 09:00 të mëngjesit, kur një autobus do t’i transportojë gazetarët, fotografët dhe kameramanët nga Shqipëria dhe e gjithë bota drejt Pallatin Mbretëror.

Image

Mediat ishin të ndara në dy grupe, media zyrtare që do të ndodhej brenda Pallatit, ndërsa pjesa tjetër, që do të ishte dhe pjesa më e madhe e shtypit, qëndroi jashtë Pallatit. Gjate ceremonise ishin marr masa të rrepta sigurie të vendosura, në cdo pjesë të saj në Bashkinë eTiranës, në Rezidencën Mbretërore dhe në Pallatin Mbretëror i ashtuquajtur pas ardhejs së komunizmit Pallati i Brigadave.

Në orën 10:20 ka qënë koha e cila ka nisur me mberritjen e disa grupeve foklorike nga të gjitha anët e Shqipërisë, Kosovës, Luginës së Preshevës, shqiptarëve të Malit të Zi, Camërisë, dhe Arbëreshëve të Italisë.

Pasi të gjithë këta kanë mbërritur dhe secili ka zënë vendin e tij, “në skenë” ku do të shfaqej me pas nusja dhe dhëndri, pikërisht në orën 11:30.
Ky do të ishte dhe moment më kulminat i dasmës kur në tapetin e kuq do të “parakalonin“ dorë për dore cifti mbretëror shqiptar i fotografuar nga gazetarët e fotoreporterët shqiptar dhe të huaj .

Dasma ka qenë e organizuar gjatë një dite të plotë.
Prania më shumë se 70 familjve mbretërore nga mbarë planeti i dha sot Tiranës një pamje përrallore, si kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Në këtë ceremoni erdhën një e nga një nga e gjithë bota 70 familje mbretërore, të cilët erdhën të shoqëruar me shumë anëtarë të familjes, pasi kështu është tradita e secilit.
Listën e kryesonte Mbreti i famshëm Mohamed VI i Marokut dhe bashkëshortja e tij, Lalla Salma, të cilët kanë prenotuar 40 dhoma në një nga hotelet më luksoze të Tiranës, ndërsa pas tyre vjen Spanja me delegacionin mbreteror spanjoll kryesuar nga mbreteresha e Spanjes me 6 dhoma të prenotuara.
Austri Duka Georg dhe Dukesha Eilika.

Image

Belgjikë Princeshë Lea Bourbon-Dy Siçili Duka dhe Dukesha e Castro
Egjipt Princ Ali

FOTO GALERI

Gjeorgji Princi Davit Bagrationi
Gjermani Princi Georg Friedrich i Prusisë
Greqi Princeshë Irena Princ Michael dhe Princes Marina
Iran Lart madhëria Farah Pahlavi
Itali Princeshë Maria Pia dhe Princeshë Maria Gabriella e Savojës
Litenshtein Prince Philipp dhe Princesh sabelle
Luksemburg Princ Guillaume dhe Princeshë Sibilla
Mal i zi Princ Nikola II Petrovi?-Njegoš
Marok Princeshë Lalla Meryem
Portugali Duka dhe Dukesha e Braganza
Rumani Princeshë Margareta dhe Princ Radu
Rusi Dukesha Maria dhe Duka George
Serbia Princ Alexander dhe Princeshë Katherine
Spanjë Madhëria e saj Mbretëresha Sofi
Thurn dhe Taxis Princeshë Gloria Princesh Elisabeta
Mbretëri e Bashkuar Princ dhe Princeshë Michael e Kent Disa nga familjet e tjera fisnike të ftuara në dasmën e Princit Leka dhe Elia Zaharia: Princi Michel i Yugoslavia Princeshë Maria Theresa nga Bourbon-Parma
Austri Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete Dukesha Johanna Sophie e Austrisë.

Image

E gjithë atmosfera është dominuar simbas traditës, nga duartrokitjet për ciftin mbretëror shqiptar dhe cëkrritja e gotave me shampanjë te Princ Leka dhe Elia Zaharia, nga 70 familjet mbretërore dhe më shumë se 800 të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare, shqiptarët e Amerikës, dhe ata të diasporës. krijimin e familjes së tyre./NGA: TIRANA BEQIR SINA

SHPËRNDAJE