12 Shkurt 2018 ( Mirjetta I. Ahmeti)  -Në Republikën e Çekisë sot ka nisur nënshkrimi i një peticioni, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në Pragë, qytetarët tashmë kanë nisur të japin nënshkrimet, shkruan Vecernji Novosti, transmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”.

Pos peticionit, më 17 shkurt – në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Pragë do të organizohet një protestë për të njëjtin qëllim.

Ndër nënshkruesit e parë të peticionit ka qenë, Jan Kavan, ish ministër i Jashtëm, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Iniciuesit e peticionit i kanë bërë ftesë edhe presidentit Milos Zeman që ta nënshkruajë atë.

SHPËRNDAJE