Qysh ne diten pare te punes praktikantet e rinj jane pritur nga kryetari komunes se Bujanocit z. Shaip Kamberi i cili njoftoi ata mbi rolin dhe funksionimin e adinistrates ne institucionet komunale ne sherbim te qytetareve te Bujanocit.  

 

Kushtrim MALIQI 

Bujanoc,18 maj / AIK-Presheva Jone 

Në bazë të konkursit të shpallur të datës 17.03. 2011, Vendimi nr 0800-15424-76/2011, nga Ministria e ekonomis dhe zhvillimit regjional dhe Enti republikan për punësim, administrata komunale e Bujanocit ka aplikuar dhe kanë aprovuar kërkesën për 10 vende për praktikant të rinjë, 8 vende me pregaditje superiore dhe 2 vende me shkollë të mesme, me ç’rast pas përfundimit të punës praktike, praktikantët do të kenë mundsi t’i nënshtrohen provimit profesional shtetërorë. Projekti ne fjale financohet nga Enti Republikan për Punësim. Qysh ne diten pare te punes praktikantet e rinj jane pritur nga kryetari komunes  se Bujanocit Shaip Kamberi i cili njoftoi ata mbi rolin dhe funksionimin e adinistrates ne institucionet komunale ne sherbim te qytetareve te Bujanocit. z.Kamberi i ka deklaruar agjencise “Presheva Jone” se angazhimi i praktikanteve sikur edhe ne vendet perendimore edhe tek ne ka nisur te aplikohet qe ne njefare menyre keta praktikant jo vetem se po njofotohen me punen administrative por ata edhe po aftesohen qe neser ata mund te jene kuadro ne drejtimin dhe menagjimin  e insitucioneve tona administrative.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

New layer…

SHPËRNDAJE