Ndihmë qytetarëve të Shkodrës edhe nga Kosova Lindore




Vëzerit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja solidarizohen me qytetarët  e Shkodrës

 

Të prekur dhe emocionuar nga kjo katastrofë natyrore janë edhe qytetarët e Kosovës Lindore, ndërkaq me moton “ Ti ndihmojmë vëllezërit nga Shkodra, bëhu pjesë e ndihmës edhe ti “, organizata Humanitare Kulturore “Gjysmëhëna” me seli në Bujanoci, ka organizuar aksion për grumbullin e ndihmave financiare për ti dal në ndihmë qytetarëve të Shkodrës që para disa ditëve janë ballafaquar me katastrofë natyrore nga vërshimet e shumta.

 

Shkruan: Valon BEGZADI

 

Bujanoc, 14 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

Pamjet e transmetuara nga fshatrat dhe komunat e izoluara nga përmbytjet e ujit në Shkodër te Shqipërisë kanë shërbyer më tepër si apel edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Banoret e shtëpive që vetëm pak dite me parë ishin nën ujë vazhdojnë të presin për ndihme. Ata të vetëm nuk mund të riparojnë pasojat e mëdha që la uji i liqenit.


Të prekur dhe emocionuar nga kjo katastrofë natyrore janë edhe qytetarët e Kosovës Lindore, ndërkaq me moton “ Ti ndihmojmë vëllezërit nga Shkodra, bëhu pjesë e ndihmës edhe ti “, organizata Humanitare Kulturore “Gjysmëhëna” me seli në Bujanoci, ka organizuar aksion për grumbullin e ndihmave financiare për ti dal në ndihmë qytetarëve të Shkodrës që para disa ditëve janë ballafaquar me katastrofë natyrore nga vërshimet e shumta.

Ky aksion ka filluar që nga dita e sotme, ku disa nga aktivistët e kësaj organizate kanë dal në qendër të qytetit të Bujanocit, për të i mobilizuar qytetarët kalimtar ne mënyrë simbolike që sado pak të ndihmojnë për vëllezërit tanë nga shteti amë të prekur nga uji.

Në lajmërimin e lëshuar nga kjo organizate, veç tjerash thuhet, se “Këto ndihma do t’ i dërgohen drejtpërsëdrejti të prekurve nga kjo katastrofë dhe njëherit do t’i bashkëngjiten angazhimit dhe humanizmit të të gjithë shqiptarëve të cilët në këto momente të vështira janë treguar shumë të bashkuar dhe dorëdhënës”.

Të gjithë qytetarët e komunës së Bujanoci posaçërisht njerëzit e vullneti të mirë mund të bashkëngjiten këtij aksioni dhe ti ndalin në ndihmë qytetarëve të Shkodrës që momentalisht gjendja në ato zona është mjaftë e vështirë. Ky aksion do të vazhdoj deri më 20 dhjetor 2010.


Përndryshe Organizata Humanitare Kulturore “Gjysmëhëna” nga Bujanoci ekziston nga nëntori i vitit 2008 dhe aktivitetet e saj nuk kanë munguar edhe më parë, ku kanë ndarë ndihma në Bujanoc, Preshevë, Medvegjë e gjithashtu edhe në Krush të Vogël të Kosovës, të cilët kanë dërguar gjëra ushqimore njerëzve në nevojë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni