Projektuesi legjendar makinave sportive “Porsche” ndërroi jetë të premten në moshën 76-vjeçare.

Profesori Ferdinand Alexander Porsche ishte truri krijues i modelit të parë sportive të markës, linjës “911”, e cila doli për herë të parë në shitje në vitin 1963 dhe themeloi një brez të tërë makinash luksi.

Lajmin e trishtuar e dha vetë kompania, në një deklaratë mëngjesin e së premtes. “Kjo është një ditë veçantërisht e trishtë për markën tonë, ndërsa konfirmojmë se Ferdinand Alexander Porsche nuk ndodhet më midis nesh. Si krijues i linjës 911, ai themeloi një koncept mbi të cilën kompania vazhdon të bazohet edhe sot. Filozofia e tij është përjetësuar përgjithmonë në makinat tona”.

Nipi i themeluesit të linjës automobolistike, Ferdinand iu bashkua kompanisë në vitin 1956 dhe vendosi shpejt nën drejtim sektorin e teknik dhe atë të projektimit.

Në vitin 1963, ai skicoi dhe ndërtoi legjendaren “911”, e cila theu çdo rekord të njohur për kohën, duke qenë në gjendje që të arrinte shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 9,1 sekonda, ndërsa arrinte një shpejtësi maksimale prej 200 kilometrash në orë.

Ndonëse u largua zyrtarisht prej kompanisë në vitin 1972, “profesori” vazhdoi të luante një rol aktiv në projektimin e modeleve të reja të “Porsche”, deri në fundin e jetës, duke kontribuar që marka e njohur gjermane të ruajë një telajo të ngjashme me atë mjet të parë

SHPËRNDAJE