Sot, herët në orët e para të mëngjesit pushoi se rrahuri zemra e lirikut te madh Vehbi Skenderit në spitalin kantonal te Bazelit në Zvicër, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” nga Gjeneva…

Bazel, 13 qershor/AIK-Presheva Jonë

Poeti Vehbi Demir Skenderi ka lindur ne fshatin Strelce te Korçes ne maj te vitit 1927 ne familjen e nje kleriku te larte. Babai i tij Imam Demir Efendiu kishte kryer studimet e larta fetare ne Stamboll, kishte nje biblioteke nga me te pasurat e asaj kohe ne arabisht dhe persisht, kishte pikepamje liberale antikomuniste, ishte per bashkejetese te mirefillte nderfetare dhe shfaqte simpati per demokracite perendimore: djalin e madh, Kadriun, e dergoi ne Shkollen Amerikane te Fullcit, ne Kavaje. Nena e tij, Selimeja, ndonese autodidakte, perveç librave fetare, lexonte edhe letersi ne gjuhen shqipe. Ajo ishte Kryetare e Komisionit te Luftes kunder Analfabetizmit ne te gjithe Gorën

Vehbi Skenderi shkollen fillore (me pese klase) e kreu ne fshatin e lindjes ne vitet 1934-1939. Ne vitin 1940 u mobilizua me force nga ushtria greke ne vijen e pare te frontit per hapjen dhe mirembajtjen e rrugeve. Aty ai perjetoi nga afer tmerret e luftes: perpara syve te tij kalonin perdite me qindra luftetare te plagosur e te gjymtuar. Ne vitet 1941-1943 vazhdoi studimet fetare ne Medresene e Larte Tirane, ku midis mesmidhenesve kishte orientalistin e mirenjohur Vexhi Buharaja, Profesor Mehdi Bushatin, Hafiz Ismetin etj.. Ne majin e vitit 1943 nderpret studimet dhe del partizan ne Çeten e Dibres me komandant Haxhi Lleshin, ku iu mbijeton dy plagosjeve. Ne vitin 1944 pranohet ne radhet e Partise Komuniste Shqiptare.

Me mbarimin e luftes kalon ne Divizionin e Mbrojtjes Popullore. Ne vitet 1947-1949 shtrohet ne sanatorium me nje proces tuberkular te avancuar. Me 1951 fillon nje kurs estetik dyvjeçar ku japin leksione Jakov Xoxa, Bedri Dedja, Mark Gurakuqi etj. Ne vitet 1953-1956 kryen shkollen e mesme profesionale (dega rusisht). Ne vitet 1956-1961 kryen Fakultetin Histori-Filologji me rezultate shume te mira. Vehbi Skenderi njihte shume mire rusisht, italisht dhe frengjisht. Veprimtaria si gazetar Bashkepunimin me shtypin Vehbi Skenderi e fillon tek gazeta Arma e Mbrojtjes. Shkrimi i tij i pare qe gjen jehone te veçante ishte ai i botuar me 1945 tek Bashkimi, me titullin “Myfiti”, ku ben portretin dhe historine e nje çami nga Filati.
Ne vitet 1949-1953 eshte redaktor ne revisten Miqesia me Gjovalin Luken, ndersa ne vitet 1955-1956 ne revisten Hosteni me Spiro Çomoren. Ne vitet 1956-1959 eshte korespondent special ne te perditshmen Bashkimi. Nga viti 1960 deri ne vitin 1967 punoi ne revisten Ylli, ku ishte gazetar dhe anetar i kolegjiumit. Ne vitet 1972-1974 ai ishte redaktor i poezise ne Shtepine Botuese „Naim Frasheri”. Veprimtarine publicistike, e cila eshte brilante, Vehbi Skenderi mundi ta rifillonte vetem pas vitit 1992, me rrezimin e diktatures. Ne keto vite Vehbi Skenderi ka botuar publicistike dhe poezi kryesisht ne gazetat e perditshme “Rilindja” dhe “Bota Sot”.

Veprimtaria si poet

Poezine e pare, e cila pati shume sukses, Vehbi Skenderi e botoi ne revisten “Letersia jone” ne vitin 1947.
Me 1950, me propozimin e poetit Lasgush Poradeci, pranohet anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise, pa qene kandidat. Me 1953 botoi librin e pare poetik, Kenget e para. Prej atehere ka botuar librat poetike Vjersha (1958), Flete nga ditari im (1964), Vjershat dhe poemat e Drinit (1969), Vazhdim i nje bisede (1971), Vdekja e Ofelise (1971), Shqiponja e Vermoshit (1972), Perseri mengjes (1973), Vjersha dhe poema te zgjedhura- Kolana e poezise shqipe (1973), Kumbojne vitet (1983), Nxitoj (1987), Bejme sikur (1995), Hena e vjedhur (2000), Zvicra Shqiperia ime (2004). Per “Flete nga ditari im”, ne vitin 1966 Vehbi Skenderi mori Çmimin e Republikes. Nje vit me vone merr çmim ne konkurs kombetar per poemen Vazhdim i nje bisede. Ai merr edhe çmime te tjera nga organet botuese ne konkurse te ndryshme kombetare. Poezite e tij perfshihen ne antologjite dhe tekstet shkollore te kohes dhe ne botimet e poezise shqipe ne gjuhe te huaja. Vellimin e fundit, “Miremengjes, Shqiperi – Lirika te nje tetedhjetevjeçari”, i cili ndodhet ne doreshkrim, poeti Vehbi Skenderi e perfundoi ne fillim te vitit 2009.

Persekutimet

Perplasjet e tij me regjimin e kohes dolen hapur ne vitin 1967, kur shkruan fejtonin Klubi i te qeteve ose Klubi i te lumturve” per Klubin e Lidhjes se Shkrimtareve dhe te Artisteve. Nje sekretar partie per ideologjine u shpreh atehere se ky fejton permban helm me shume se romani me antiparti i kohes. Po ate vit, me nje grup te shquar intelektualesh – Profesor Selman Riza, Profesor Ligor Mile, Profesor Dhimiter Pilika, Kolonel Dilaver Radeshi, historiani i mirenjohur Zija Shkodra, majori Bektash Bedo etj. – ai pergatiti nje “Brigade shtypi” dhe e dorezon per botim ne Zerin e Popullit. Ne kete pamflet kritikoheshin rende Instituti i Historise dhe Instituti i Gjuhesise: Instituti i Historise, ne vend qe te merrej me figura e epoka madhore te historise kombetare, merrej vetem me Haxhi Qamilin, duke mos bere asnje monografi per Pirron e Epirit, Teuten e Ilirise, Skenderbeun, Ali Pashe Tepelenen, Hasan Prishtinen, Ismail Qemalin e Fan Nolin, duke mos bere asnje studim per Lashtesine, Mesjeten, Rilindjen Kombetare, duke mos bere asnje studim per Kosoven. Instituti i Gjuhesise nuk kishte pergatitur ende Fjalorin e Gjuhes Shqipe. Pamfleti nuk botohet. Zeri i Popullit ia dorezon doreshkrimin sekretari te pare te Tiranes dhe me te merret Byroja Politike, duke e cilesuar veprimtari armiqesore te njejte me Konferencen e Partise se Tiranes.

Ne Komitetin Qendror gjate seancash te terrorit te gjyqit politik e akuzonin per veprimtari antiparti sepse sipas tyre sulmonte institucionet e superstruktures te diktatures dhe nacionalist meqe u deklarua se Kosoven e shihte si pjese te Shqiperise. Gjyqi ishte kaq i tmerrshem sa njeri prej pjesetareve, i ndjeri Bektash Bedo, vrau veten. Nga ky grupi intelektualesh ne vitet e tranzicionit eshte vleresuar me te drejte me nderime te larta, midis tyre vetem Profesor Selman Riza, ndersa per autorin e ketij shkrimi, Vehbi Skenderin, ka vazhduar gjate ketyre njezet viteve heshtja. I ndjeri Profesor Zija Shkodra, pas rrezimit te diktatures moniste, ne nje shkrim te gjate ka hedhur drite te plote rreth rolit kyç te Vehbi Skenderit. Me 1967, per pese vjet rresht Vehbi Skenderi, tashme autor i ndaluar, dergohet ne Vaun e Dejes i denuar me pune korektuese. Nje vit me vone, ne Kantjerin e Zadejes, dergohet me pune fizike zevendesdrejtori i Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres. Ai i kerkon Vehbi Skenderit te behet agjent i Sigurimit, çka shkrimtari e refuzon kategorikisht. Punonjesi i Sigurimit i betohet shkrimtarit se do te pendohet per kete refuzim. I transferuar si zevendesdrejtor i Deges se Puneve te Brendshme Tirane ai ia perserit kercenimin shkrimtarit edhe vite me vone. Me 1974 Sigurimi, nen udhezimet e Sekretari te Pare te Tiranes, sajon te tjera reprazalje kunder Vehbi Skenderit, i cili perjashtohet nga partia, nga Lidhja e

Shkrimtareve, nga puna, i digjen librat dhe i ndalohet botimi.

Me 1975 internohet ne Shkoder, por vendimi anullohet nga organet e rrethit te Shkodres. Me 1976 internohet ne Zall-Mner te Tiranes, por edhe ky vendim anullohet. Pas kater vitesh pa pune, ai caktohet punetor transporti ne Kombinatin Poligrafik ne repartin e presimit dhe ne magazinen e hedhjes se mbeturinave. Pas rreth dhjete vitesh i rikthehet e drejta e botimit. Por ne Lidhjen e Shkrimtareve i deklarojne se rehabilitimi i tij i plote si autor do te behet vetem diku nga vitet 2030-2040. Del ne pension ne vitin 1987 duke qene korektor ne repartin e dispensave ne Kombinatin Poligrafik. Prej 15 qershorit te vitit 1996 Vehbi Skenderi jetoi dhe
krijoi ne Zvicer me familjen e tij te dashur, me gruan, dy nipat e tij, dhenderin Skender Buçpapaj dhe vajzen e tij te vetme Elida Buçpapaj, te cilet e rrethuan me dashuri dhe perkujdesje shembullore deri ne fund te jetes se tij.

SHPËRNDAJE