Javën e ardhshme fillon procesi i ndërrimeve në dhjetë ambasada të Republikës së Kosovës. Institucionet e vendit kanë vendosur që disa nga ambasadorët aktualë të emërohen ambasadorë në shtete tjera e disa të tjerë të kthehen për të punuar në Ministrinë e Jashtme në Prishtinë.
Burime të mediave kanë thënë se do të emërohen edhe 4-5 ambasadorë të rinj. Përveç në shtetet ku qe një kohë Kosova nuk ka ambasadorë, si në Shqipëri dhe Slloveni, disa nga ambasadorët aktualë që janë emëruar para tri vitesh do të zëvendësohen me ambasadorë të rinj.

Përzgjedhja e ambasadorëve të rinj, nuk bëhet më me konkurs pasi që ligji është ndryshuar gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar.

Ndërkaq, asnjë nga diplomatët kosovarë nuk mund të shërbejë më gjatë se tri vjet në një ambasadë.

SHPËRNDAJE