Një prej çifteve më harmonike në Holliwood, Katie Holms dhe Tom Cruise kanë vendosur të divorcohen! Lajmin e konfirmoi sot edhe avokati i Holms.

“Kjo është gjë personale për Katien dhe familjen e saj, kurse kujdesi më i madh i klientes sime si gjithnjë janë interesat e vajzës së saj”, thuhet në njoftimin e avokatit të saj.

Gjykuar sipas burimeve të shumë tabloideve amerikane, Katie letrat për divorc do t’i deponojë nesër, por se çka ka sjellë deri te ky zhvillim i situatës nuk dihet ende. Sipas shkrimeve, Tom është ai që e ka inicuar ndarjen bashkëshortore, kurse Katie nesër do të shpërngulet nga shtëpia e tyre e përbashkët në një banesë të re. Ndarja ende nuk është zyrtarizuar, por definitivisht do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme.

Si arsye e mundshme është fakti se Cruise vazhdimisht përdor kremra kundër plakjes që bëhet nga jashtëqitja. Cruise do të mbushë së shpejti 50 vjet andaj është hedhur në betejë me rrudhat, andaj, si thuhet, po përdor të njëjtin truk si Victoria Beckham. Si përflitet në qarqet e Holliwoodit, aktori përdor të njëjtin krem si Victoria, krem ky që punohet nga jashtëqitja e shpendëve, krundes së orizit dhe ujit.

Cruise është kundërshtar i kirurgjisë estetike dhe për këtë arsye ka vendosur të mbështetet në ndihmën e natyrës për të luftuar kundër plakjes së paevitueshme.

SHPËRNDAJE