NDAHEN 50 MILIONË dn. për vazhdimin e asfalltimit të rrugës Tërnoc-Breznicë

Në mbledhjen e parë të mbajtur të Këshillit komunal për vitin 2012, ku gjithsej ishin paraprë 14 pika në rend të ditës u aprovua edhe Propozim Konkluzioni mbi nadrjen e mjeteve financiare për vazhdimin e afsaltimit të rrugës Tërnoc-Breznicë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Ternoc, 23 janar/AIK-Presheva jonë

Vitin e kaluar ishin asfaltuar 2.2 km mjete të financuara nga buxheti I komunës së Bujanocit.

Për të përmbyllur punimet në asfaltimin e korsis R125B, duhet asfaltuar edhe 6 km sipas standardeve të parapara për këtë rrugë te karakterit regjonal me gjerësi 5 metra.

Kryetari I komunës së Bujanocit Shaip Kamberi theksoi se arsya e dhënjes prioritet të kësaj rruge është domosdoshmëri e krijimit të komunikimit  të përditshëm të qytetarëve të malësis së Bujanocit.

Realizimi I projektit do të bëhet përmes drejtoris për ndërtim të Bujanocit, me ç’rast punimet do të fillojn në pranverë të këtij viti. (En.Sa)

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni